Deputeti i Partisë Socialiste Artan gaçi ka reguar pas publikimit të emrit të tij në media si një prej deputetëve për të cilin prokuroria ka kërkuar të dhëna shtesë nga KQZ.
Referuar pretendimeve të prokurorisë, Gaçi rezulton i gjobitur disa vitemë parë dhe nuk e ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit. Ai deklaroi nga foltorja e parlamentit se gjithçka ëhstë sulm ndaj tij, pasi nuk ka asnjë fakt që ai të ketë abuzuar.
Gaçi deklaroi se nëse vërtetohet abuzim nga ana e tij, dorëzon vullnetarisht mandatin.
“Nëse prokuroria ka një provë të vetme që unë kam një gjobë jo 200, por edhe 20 euro jam i gatshëm të lë mandatin. Duke qenë shumë i bindur, i bëj thirrje prokurorisë ta shkëpusë emrin tim nga lista”, deklaroi Gaçi./a.m.