• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gabimi teknik i Belgjikës i jep lirinë “Godfatherit” shqiptar

by Java News
06/07/2017 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shantazh, drogë dhe prostitucion janë akuzat ndaj një 35-vjeçari shqiptar i cili është dënuar me 9 vite burg nga një gjykatë në Belgjikë.

Safet Rustemi u dënua nga gjykata e apelit në 25 janar të këtij viti dhe rezulton se u lirua rreth 6 muaj pas këtij vendimi. Kështu shkruan portali belg “dhnet.be”, e cila sqaron se shqiptari Safet Rustemi u deportua në Shqipëri për shkak të një gabimi teknik të gjykatës belge. Sipas këtij portali, gabimi qëndron në faktin se Apeli e dënoi me 9 vite burg, por nuk urdhëroi arrestimin e tij, por deportimin në Shqipëri dhe të gjitha shpenzimet e udhëtimit u paguan nga Belgjika. Ai është dënuar për tentativë vrasje, tentativë grabitje, shfrytëzim prostitucioni dhe organizatë kriminale, por tashmë ndodhet i lirë në vendin tonë.

Dëbimi i Safet Rustemit nga Belgjika dhe jo arrestimi i tij është konfirmuar për gazetën belge “dhnet.be”edhe nga avokatët mbrojtës Sven Mary dhe Romain Delcoigne. Pas deportimit në Shqipëri të 35-vjeçarit, Gjykata belge e Apelit zbuloi gabimin teknik që kishte ndodhur në vendim dhe deklaroi se do ta korrigjonte, çka do të thotë se në një rast të tillë Safet Rustemi do të shpallet në kërkim ndërkombëtar. Por, korrigjimi i gabimit të gjykatës belge ende nuk është bërë, thotë avokati mbrojtës Romain Delcoigne.

“Klienti ynë nuk është i arratisur”, tha avokati Delcoigne për mediat belge. Ndërkohë, Zyra për Emigrantët në Belgjikë thotë se Safet Rustemi ishte banor i paligjshëm. Vendimi i gjykatës që dha dënimin me 9 vite për Rustemin, por nuk urdhëroi arrestimin e tij, ka bërë që shqiptari i konsideruar si “baron droge” në Bruksel të jetë i lirë. Media “dhnet.be” shkruan gjithashtu se Safet Rustemi ndodhet në fshatin Dobraç të Shkodrës duke shijuar lirinë.

Më 1 maj të vitit 2015, kryetari i Bashkisë së Brukselit Yvan Mayer përgëzoi aksionin e policisë që çoi në arrestimin e 35-vjeçarit dhe çmontimin e organizatës së tij kriminale, duke e cilësuar Safet Rustemin si “Godfather-in” e ri./tvklan.al

Next Post
Policia gjermane luftë me protestuesit në Hamburg

Policia gjermane luftë me protestuesit në Hamburg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi i Shqipërisë në BE, Spiropali nga Vlora: Viti 2026 vendimtar, avancojmë me fazën e re për mbylljen e negociatave

Integrimi i Shqipërisë në BE, Spiropali nga Vlora: Viti 2026 vendimtar, avancojmë me fazën e re për mbylljen e negociatave

January 31, 2026
Tiranë, ishin dënuar për plagosje të rëndë me dashje/ Arrestohen 2 persona, policia jep detaje

Tiranë, ishin dënuar për plagosje të rëndë me dashje/ Arrestohen 2 persona, policia jep detaje

January 31, 2026
Skandali seksual në Mal të Zi/ Videot intime me ish-zyrtarin e lartë, thyen heshtjen Mirjana Pajkoviç: Prej një viti në rrezik për jetën, kërcënohesha!

Skandali seksual në Mal të Zi/ Videot intime me ish-zyrtarin e lartë, thyen heshtjen Mirjana Pajkoviç: Prej një viti në rrezik për jetën, kërcënohesha!

January 31, 2026
Rey Manaj rikthehet në Turqi, Sivasspor i ofron kontratë deri në 2031-in

Rey Manaj rikthehet në Turqi, Sivasspor i ofron kontratë deri në 2031-in

January 31, 2026
Sekretet e dosjes Epstein: Bill Gates fshihte sëmundjen e tij nga Melinda pas marrëdhënieve me vajza ruse

Sekretet e dosjes Epstein: Bill Gates fshihte sëmundjen e tij nga Melinda pas marrëdhënieve me vajza ruse

January 31, 2026
Forumi i ndryshimit të mosndryshimit

Forumi i ndryshimit të mosndryshimit

January 31, 2026
Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku i ofron dorëheqjen Kuvendit të partisë

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku i ofron dorëheqjen Kuvendit të partisë

January 31, 2026
Ambasadorja franceze: Shqipëria e shtrin hapin drej BE-së! Schieder: 2029-a, vit kyç për anëtarësimin

Ambasadorja franceze: Shqipëria e shtrin hapin drej BE-së! Schieder: 2029-a, vit kyç për anëtarësimin

January 31, 2026
Dosjet e reja të Epstein/ Publikohen foto të ish-princit Andrew në gjunjë mbi një vajzë

Dosjet e reja të Epstein/ Publikohen foto të ish-princit Andrew në gjunjë mbi një vajzë

January 31, 2026
Çështja e Irena Gjokës, PD: Vendimi i KLGJ papërgjeshmëri, ILD të veprojë me shpejtësi!

Çështja e Irena Gjokës, PD: Vendimi i KLGJ papërgjeshmëri, ILD të veprojë me shpejtësi!

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In