• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gabimi taktik i Sali Berishës

by Dritan Hila
21/02/2017 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Thirrja që Sali Berisha i bëri Ilir Metës që të bashkohej ishte një veprim i nxituar taktik në të gjitha aspektet. Është ajo që nuk i duhet PD-së në këto momente, pasi protesta është provë force e saj, dhe nuk mund të shfaqet që ditën e dytë në nevojë për aleatë.

Ndërkohë është analizë më shumë se një dimensionale ç’ka Ilir Meta pret. Ku natyrisht nuk është thirrja e Berishës apo Dules.

Ai sapo ka kaluar një krizë me aleatin e tij qeverisës dhe me gjasa nuk ka kohë të hapë një betejë tjetër. Nëse do të kishte dashur, do ta kishte bërë pa pritur ti bënte ftesë PD-ja. Distancimi që mbajnë ai dhe njerëzit e tij ndaj protestës nuk duket si qetësi para furtune por kalkulime personale që nuk kanë lidhje me lëvizjet e ish aleatit të dikurshëm.

Ilir Meta në ndryshim nga PD, ka problem koalicionin me të cilin do të shkojë në zgjedhje. Ai është më i qartë sesa ajo që shpreh. E di mirë se një pjesë e anëtarësisë së tij janë ish demokratë që për ti shpëtuar furtunës së 2013-ës u rreshtuan në rradhët e tij, ndaj të bashkohej me PD që përpara zgjedhjeve i thonë të humbasë një pjesë të trupës së tij. Po ashtu, kollona e tij vertebrale partiake është e majtë dhe nuk e do një alencë me PD, të pa diktuar nga numrat e votimit.

Dilema e tij aktuale është nëse do të futet në aleancë me PS, dhe kjo do të përcaktohet sesa vende deputetësh dhe çfarë pozicioni do ti lerë PS në koalicion. Ose të krijojë polin e tretë, por i mbetet që thirrjes së tij ti përgjigjen edhe parti të tjera më të vogla.
Gjithashtu, ende pezull është posti i presidentit. Dhe zgjedhjen e tij nuk mun d ta bëjë me votat e demokratëve.

Tashmë në vitin e 26 të jetës së tij politike, Ilir Meta i ka provuar të gjitha postet e pushtetit, përveç atij të presidentit, të cilin e ka lënë për më vonë. Si njeri i qartë ai ka dhënë dikur premtimin të bëhet rishtas kryeministër. Ky është mesa duket objektivi i kësaj rradhe. Pak e vështirë, duke marrë parasysh se ende nuk është parti e parë dhe pa gjasa se do të dalë edhe në këto zgjedhje. Por eksperienca botërore ka treguar se në kushte të caktuara edhe një parti e tretë mund të japi kryeministrin. Ndoshta Ilir Meta pret që situata të precipitojë deri në këtë pikë. Dhe ka gjithë kohën e nevojshme të presë. Synim i cili edhe mund të mos i plotësoet, por të tjerët e kanë problemin me kohën, jo ai.

Duke u kthyer tek Sali Berisha dhe thirrja e tij, veterani i politikës shqiptare duhet të kishte nxjerrë mësim nga Edi Rama, i cili që nga 2009-ta e kishte kuptuar se pa Ilir Metën nuk vinte dot në pushtet dhe një vit përpara se të shpallej aleanca me LSI zhvillonte takime dypalëshe. Por asnjëherë nuk e la në qetësi trupën e tij partiake. Madje motivimi i tyre ishte që duhet të pregatiteshin për betejë elektorale ku PD dhe LSI do të ishin të njëjtët armiq. Gjithkush ka kohë të mësojë, përfshirë Berishën. Përndryshe në vend se ti ndreqë punë Bashës, ja dreqos më shumë.

dritare.net

Next Post
Kreshnik Spahiu: Djemtë socialistë vënë më shumë buzëkuq se mamatë, vajzat dehen më shumë se baballarët

Dëgjoni çfarë thotë Kreshnik Spahiu: Ambasadorja Vlahutin? Një fshatare nga Kroacia!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

March 20, 2026
Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

March 20, 2026
“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

March 20, 2026
“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

March 20, 2026
Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

March 20, 2026
Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

March 20, 2026
Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

March 20, 2026
Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

March 20, 2026
Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In