• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gabimi i Lulzim Bashës me KQZ-në

by Java News
01/12/2017 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Kryeministri Edi Rama u tregua racional seancën e fundit të Kuvendit kur u tërhoq për një moment të dytë në kërkesën për shkarkimin e kryetarit të KQZ-së, zotit Zguri.

Në fakt kryeministri nuk e ka për herë të parë që tërhiqet nga nisma të debatueshme, edhe kur realisht ka të drejtë, gjë që e tregon një lider të fortë politik.

Tërheqja e kryeministrit nuk është shenjë dobësie, por një tregues i qartë se ai jep me shumë shpresë se të tjerët pasi nuk e përdor fuqinë e kartonit për të arritur qëllimet e veta politike pa i shteruar të gjitha kanalet e komunikimit e të ballafaqimit.

Është kjo një nga shkaqet që ai besohet dhe votohet nga elektorati, ndërkohë që kundërshtarët e tij politikë e kanë në majë të gjuhës togfjalëshin “Unë nuk do ta kisha bërë kurrë këtë!”

Është thënë edhe më herët nga ekspertët kushtetues që zgjedhja e Klement Zgurit në krye të KQZ-së ishte një shkelje ligji, e cila vinte nga një vullnet politik i të dy forcave kryesore politike për të materializuar një nga pikat e marrëveshjes së 18 majit, si kusht i opozitës për të hyrë në zgjedhje.

Më këtë gjest kryeministri tregoi se nuk e ka qëllim në vetvete shkarkimin e kryetarit të KQZ-së, se po ta kishte të tillë, numrat në Kuvend i ka dhe e bënte.

E për këtë i mjaftonte precedenti i prillit të vitit 2013. Kush e ka harruar i kujtoj se menjëherë pasi Edi Rama dhe Ilir Meta lidhën marrëveshje për të qeverisur së bashku pas zgjedhjeve të 29 qershorit 2013, ish kryeministri Berisha nxitoi për të rimarrë shumicën në KQZ.

Për të realizuar këtë u shkarkua nga detyra anëtari i KQZ, përfaqësues i LSI-së. Menjëherë pas kësaj anëtarët që përfaqësonin PS-në dhanë dorëheqjen, duke e lënë tërësisht KQZ-në në dominimin e PD-së.

Kujtoj si sot, se atëherë u bë një debat i madh mbi këtë çështje dhe një nga argumentet më kyçe që hidhnin përfaqësuesit e PD-së me Berishën në krye ishte se nuk mundet që shumicën në KQZ ta ketë opozita.

Kjo për faktin, sipas tyre, se organizimi i zgjedhjeve është përgjegjësi e qeverisë dhe nuk mundet që këtë përgjegjësi ta ketë opozita.

Duke qenë së PS-ja në vitin 2013 erdhi në pushtet edhe duke mos i pasur përfaqësuesit e tyre në KQZ, më bën çudi fakti se përse Lulzim Basha insiston kaq shumë të mbajë jo vetëm shumicën e votave në KQZ, por edhe kryetarin e saj.

Kjo çudi më shtohet sepse kjo shumicë që ka, përfshi edhe kryesimin e KQZ-së, nuk i bëri fajde as në zgjedhjet e qershorit 2017, ku sërish PS-ja arriti të mbajë pushtetin, kësaj here më bindshëm duke e fituar e vetme atë.

I qëndroj bindjes së kahershme, që e kam shfaqur edhe kur Luli e kërkoi kryesimin e KQZ-së në marrëveshjen e 18 majit, se në pushtet të sjell vota popullore dhe jo KQZ-ja. Kjo e fundit është thjesht certifikuese e rezultatit që prodhon vota në qendrat e votimin.

Precedenti i vitit 2013 ku PS-ja fitoi pa komisionarë fare, është shembulli më domethënës. Një shembull që Lulzim Basha nuk do që nuk do ta besojë, pra që fitorja vjen nga vota e jo nga KQZ.

Dhe çudinë time ma shuan vetëm një precedent i rrezikshëm, i cili u zhvillua në vitin 2011 në Tiranë dhe që u tentua të përsëritej edhe në Kosovë, respektivisht në Prishtinë e Prizren, por që atje u refuzua nga sistemi gjyqësor. Është ai precedenti ku fitorja u nda fillimisht me mirëkuptim tek kutia e fundit, atje tek palestra e “Vasil Shantos” në Tiranë, e që pas kësaj, kur rezultati nuk doli ashtu siç shpresonte PD-ja, nisi operacioni për mbledhjen e votave të shpikura të cilat me ndihmën e KQZ-së u certifikuan si të rregullta, për t’i rrëmbyer fitoren Edi Ramës e për t’ia dhuruar atë në tavolinë Lulzim Bashës.

Ja pra se cila është “thembra e Akilit” tek e cila Lulzim Basha beson se do t’i vijë fitorja e shumëdëshiruar; tek shpresa e pashpresë se një ditë edhe votat për zgjedhjet parlamentare do të ndahen me fotofinish e aty do të hyjë në punë KQZ për të ndryshuar rezultatin në tavolinë.

Vetëm se sot ka një ndryshim; atë që zoti Zguri edhe sikur të pijë ndonjë gotë alkool, nuk e ka kurrë çehren e një të dehuri edhe kur është esëll, siç e ka pasur dikur një ish kryetar tragjikomik i KQZ-së që jepte mandate në tavolinë.

Kryetari i opozitës duhet ta lëshojë një orë e më parë, si kryetarin e KQZ-së, ashtu edhe shumicën që ka në të. Jo thjesht për të vënë në vend një shkelje ligjore që u vendos politikisht nga marrëveshja e dy liderëve si garanci për zgjedhjet e 25 qershorit, por edhe për t’i qëndruar besnik idesë së kahershme të vetë formacionit politik që përfaqëson se, përgjegjësia për organizimin e zgjedhjeve është e qeverisë dhe jo e opozitës.

Kur këtë përgjegjësi e merr mbi shpinë opozita, ajo s’ka më as arsye që të ketë pretendime mbi procesin zgjedhor. Në fund të fundit, ajo do mbetet organizatorja e tyre.

Next Post
Vërtetimin e pensionit dhe kartën e shëndetit mund t’i shkarkoni online

Moti i keq, spitalet dhe shërbimi i Urgjencës Kombëtare në gjendje gadishmërie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

April 13, 2026
Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In