• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gabimi fatal i ish-ushtarakut në të dyja grabitjet, prova shkencore që zbuloi grupin

by A R
17/02/2017 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grabitja e 3.2 milionë dollarëve nga makinat e policisë private në rrugën e Rinasit, më 9 shkurt 2017, u cilësua gjatë disa ditëve si një aksion perfekt, por në fakt nuk ka qenë i tillë.

Autorët e krimit kanë bërë një sërë gabimesh fatale në vendin e ngjarjes dhe gjatë largimit, çka ka sjellë jo vetëm zbulimin e tyre, por edhe gjetjen e provave të pakundërshtueshme.

Një burim nga Prokuroria e Tiranës tha dje për gazetën “Panorama” se në vendin ku ndodhi grabitja e 3.2 milionë dollarëve, më 9 shkurt 2017, u gjetën prova shkencore për njërin nga autorët e krimit.

Këto prova, gjatë analizimit, rezultuan se u përputhën me ato të grabitjes së 3.8 milionë eurove ndodhur më 3 dhjetor 2015 thuajse në të njëjtën zonë. Në këtë fazë u konfirmua lidhja mes dy ngjarjeve, por për shkak të mungesës së të dhënave, nuk dihej kush ishte personi që kishte lënë gjurmët në të dyja skenat e krimit.

neimiiii

Burimet nuk pranuan të japin detaje në lidhje me “provën shkencore”, por një e tillë është vetëm lënda biologjike e ADN-së apo shenjat e gishtave. Bazuar në këtë lidhje mes ngjarjeve, nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Policinë, grupit të hetimit iu shtua edhe prokurori që hetonte grabitjen e 3 dhjetorit 2015.

Dosja e kësaj ngjarjeje ishte në hetim nga Prokuroria e Tiranës, e cila kishte vazhduar veprimet bashkë me Policinë. Pas zgjerimit të grupit të hetimit, u analizuan edhe një herë të gjitha provat, duke sjellë edhe “dritën në fund të tunelit”.

Nga analizimi i të dhënave, rezultoi se shtetasi Fatjon Xhyliu ishte lokalizuar në zonën e Rinasit në datën 9 shkurt 2017, kur ndodhi grabitja e 3.2 milionë dollarëve. Verifikimi për këtë shtetas rezultoi me faktin se ai duhej të kishte qenë shofer i furgonit me 3.8 milionë euro që u grabitën në 3 dhjetor 2015, por që një ditë para transfertës kishte marrë leje (pasi do të merrte pjesë në grabitjen që ndodhi).

PROVA SHKENCORE

Kaq mjaftoi që Policia të shkonte në banesën e 33- vjeçarit nga Lushnja dhe ta shoqëronte atë bashkë me të vëllain. Ndërsa ky i fundit u la i lirë 48 orë më vonë, Fatjon Xhyliu u mbajt në Polici deri pranë limitit të afateve ligjore. Dhe hetuesit kishin arsye për këtë, pasi të martën, më 14 shkurt 2017, i shoqëruari nisi të flasë.

Emrat e personave që ai dha u ndaluan nga policia me urdhër të prokurorëve Ervin Karanxha dhe Olsi Dado. Verifikimi i personave të ndaluar zbuloi se gjurmët shkencore të gjetura në dy vendngjarjet e grabitjeve ishin të shtetasit Neim Avdulaj, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish-ushtar profesionist në Forcat Ushtarake të Zall-Herrit.

Një burim i konfirmuar i Prokurorisë tha se ky ish-komando ishte personi që bëri lidhjen me prova mes dy ngjarjeve. Të ndodhur përballë këtij fakti, të ndaluarit duket se nisën të flasin. Fatjon Xhyliu, Neim Avdulaj dhe Ditjon Memlika pranuan fajin dhe treguan vendin ku kishin fshehur paratë, duke i siguruar kështu Prokurorisë edhe dy prova të tjera të forta. I vetmi që nuk ka pranuar akuzën nga të arrestuarit është shtetasi Ernest Kupa./a.m.

Next Post

Gjermania rikonfirmon avokatinë e fortë për Shqipërinë: Jemi pro anëtarësimit në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In