• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

by A R
26/03/2026 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tema e trajtuar në emisionin e sotëm (26 mars) të “Shije Shtëpie”, në Tv Klan, ishte ajo e lotarisë amerikane dhe rregullat e saj.

Konsulentja e vizave, Ledia Fllazi, ishte e ftuar, ku sqaroi edhe cilat janë gabimet që bëhen zakonisht nga aplikantët në mënyrë të pavetëdijshme. Një prej këtyre gabimeve është edhe statusi civil.

“Kriteret e aplikimit janë gjithmonë strikte. Ata e kanë të përcaktuar madhësinë e fotografisë, parametrat, do vendosësh syze, nuk do vendosësh syze, pra të gjitha këto janë të mirëpërcaktuara dhe të shkruara në faqen zyrtare.

Gabime ka të natyrave të ndryshme. Edhe te fotoja patjetër, për aq kohë sa ajo është e përcaktuar, duhet të zbatohen rregullat ashtu siç janë të parapërcaktuara. Gabime ka edhe të tjera. Për shembull, që është bërë shumë dhe që ka qenë i vazhdueshëm, personat të cilët kanë aplikuar vetë, pavarësisht kësaj nuk dua që të shtyj persona të mos aplikojnë vetë, është që nuk kanë qenë të martuar zyrtarisht dhe atje e kanë shënuar në aplikim që janë të martuar. Kjo përbën një skualifikim të menjëhershëm. Pra, edhe nëse ata përzgjidhen, pasi përzgjedhja është e rastësishme dhe nuk mund të shikojnë se çfarë është shkruar, por edhe nëse ata janë përzgjedhur, në fazën tjetër nuk mund të kalojnë, sepse kjo është një mashtrim. Ti mund ta bësh në mënyrë të pavetëdijshme, sepse e quan veten të martuar edhe pse nuk je celebruar ligjërisht, por ama për ata është një shkelje”, u shpreh ajo.

Më tej, Fazlli sqaroi se më 10 prill nuk do të nisë lotaria amerikane, por kjo është një datë që besohet se do të shkruhen ndryshimet e pritshme në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit lidhur me procesin.

“Ka zëra që do të nisë këtë vit sërish dhe mendohet, është shprehur verbalisht, por jo e shkruar në faqen zyrtare dhe mendohet që do të shkruhet në faqen zyrtare më 10 prill 2026, në lidhje me procedurat e reja dhe ndryshimet që do të reflektohen në formularin e aplikimit të lotarisë amerikane. Ajo që është shkruar që në nëntor 2025 në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit, është koha, viti fiskal, i cili nuk ka ndryshuar. Pra, shumë zëra thuhen nëpër media, por edhe nëpër portale dhe njerëzit e keqkuptojnë, sepse shumë prej qytetarëve kanë menduar se më 10 prill do të rinisë lotaria amerikane. Por nuk është kështu. Data zyrtare e fillimit të lotarisë nuk është shfaqur dhe nuk është bërë zyrtare ende. Pra, nuk e dimë ende se kur do të aplikojmë për lotarinë amerikane, por mendohet se viti fiskal do të jetë po i njëjti. Siç ka qenë, aplikohej në tetor, fituesit shpalleshin në maj të vitit tjetër, pra deri në maj 2027 dhe procedurat bëheshin deri më 30 shtator të vitit tjetër”, u shpreh ajo.

Next Post
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s'do të vuani për problemet tona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

March 26, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

March 26, 2026
VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

March 26, 2026
Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

March 26, 2026
Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

March 26, 2026
“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

March 26, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Çështja “Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq

March 26, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

March 26, 2026
Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In