• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Gabimet e tij janë të pashërueshme”/ Hajdarmataj ndërhyri për t’i mbyllur dosjen gjyqtares me ‘argumentin’ se Elbasani është më afërt Tiranës se sa Durrësi

by Java News
10/11/2021 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përpos kontakteve dhe udhëtimeve me persona me precedentë penalë, mbylljes së dosjeve të drogës dhe bosëve të bixhozit, ish drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajt ka ndërhyrë duke kontribuar në mbylljen e një dosje penale të gjyqtares së Tiranës, Teuta Hoxha, e akuzuar për shpërdorim detyre. Ky është një nga konstatimet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili e shkarkoi nga detyra prokurorin Besim Hajdarmatajn, me vendim të formës së prerë, në 4 gusht 2021.

Shkarkimi i Hajdarmatajt u përjetuar keq nga PD-ja. Besim Hajdarmatajt është akuzuar se është investuar politikisht për përgjimin e socialistëve në Dibër me porosi të Sali Berishës. Më pas, kasetën me përgjime akuzohet se ia dorëzoi Lulzim Bashës dhe disa gazetarëve të opozitës. Përgjimet më pas përfunduan në gazetën gjermane BILD, mbi të cilat opozita tentoi të krijonte një kauzë, për rrëzimin e qeverisë dhe për të ardhur vetë në pushtet. Çuditërisht, Besim Hajdarmatajt del në skenë edhe tek dosja ‘Babale’, në vitin 2018. Edhe kjo dosje, që përfundoi me dënimin e Ervin Salianjit për sajimin e çështjes, u kthye në kauzë nga Sali Berisha.

Ndërhyrja për mbyllje dosjesh 
Në shkurt të vitit 2013, Prokuroria e Tiranës regjistroi një procedim me penal me emrin e gjyqtares Teuta Hoxha, e dyshuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, pasi ka vendosur t’i japë një personi 4 mijë m2 truall, duke marrë të mirëqenë si provë një kontratë shitjeje të falsifikuar.

Prokuroria e Tiranë ka shpallur moskompetencën pasi gjyqtarja i përkiste rrethit të Tiranës, ku në këto kushte, në korrik të 2013, e ka transferuar çështjen për kompetencë në Prokurorinë e Durrësit, e cila në atë kohë drejtohej nga Besim Hajdarmatajt. Çështja i kaloi prokurores Elena Pelushi (Bakallbashi), e cila avancoi me hetimet. Sipas një denoncimi në organet e Vetingut, Hajdarmataj i ka bërë presion prokurores që të mbyllë dosjen, por denoncimi mbetet një pretendim, pra i paprovuar.

Fakt është se Besim Hajdarmatajt ka ndërhyrë, duke shpallur moskomptencën e Prokurorisë së Durrësit, duke i hequr nga duart prokurores Pelushi  dosjen e gjyqtares Teuta Hoxha.

Besim Hajdarmataj, në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë së Durrësit, ka vendosur që ta transferojë dosjen në Elbasan. Prokuroria e Elbasanit  e ka regjistruar çështjen më datë 19 dhjetor 2013. Vetëm pas pesë ditësh, më 24 dhjetor 2013, prokurori që i është caktuar çështja në Prokurorinë e Elbasanit, ka pushuar procedimin penal ndaj gjyqtares Teuta Hoxha.

Nga ana tjetër, duke e pabesueshme, por një nga ‘argumentet’ e Hajdarmatajt për të justifikuar këtë lëvizje është se Elbasani është më afër Tiranës se sa Durrësi! Kolegji i Apelit e ka thirrur prokuroren e Durrësit që kishte dosjen për të dëshmuar. Ajo ka mohuar presionin nga Hajdarmataj, por nga ana tjetër ajo pohoi se kishte shqyrtuar dhe çështje të tjera të ngjashme, që ishin transferuar nga Tirana në Durrës dhe që nuk ishin transferuar në Elbasan.

Shpjegimi i Hajdarmatajt 
Kolegji i Apelimit i ka kërkuar shpjegime prokurorit Besim Hajdarmatajt se në ç’rrethana dhe në ç’bazë ligjore ka ndërhyrë duke i hequr dosjen nga duart prokurores Elena Pelushi. Hajdarmatajt ka sqaruar se “Në lidhje me shkakun e ankimit për shpalljen e moskompetencës sipas nenit 78 të K. Pr.Penale, shkaku kryesor i kalimit të akteve Prokurorisë se Rrethit Elbasan lidhet me distancën gjeografike. […] ushtrimi i një kompetence ligjore në referim te nenit 25, pika 2 e K.Pr.Penale, është bërë vetëm disa muaj pas regjistrimit të procedimit dhe në atë moment, hetimi nuk ka qenë në fazën përfundimtare të tij.  Përveç arsyes që lidhet me distancën në vendimin e shpalljes së moskompetencës, kam referuar si shkak, megjithëse jokryesor, edhe pretendimet e kallëzuesit lidhur me avokatin A. Sh., për të cilin pretendohet se kishte ndikuar te gjyqtarja që procedohej”.

Arsyetimi i Kolegjit
Kolegji Apelimit arsyeton se Besim Hajdarmatajt ka marrë prokurores Elena Pelushi dosjen e gjyqtares Teuta Hoxha, duke ngarkuar veten si prokuror i çështjes. “Kolegji vëren se nga rrethanat e çështjes, si dhe referuar dokumentacionit të administruar nga Komisioni, rezultoi se subjekti i rivlerësimit ka ndërmarrë vendimin e shpalljes së moskompetencës, duke e marrë çështjen nga prokurorja e ngarkuar, E. B., dhe duke ngarkuar veten si prokuror i çështjes. Gjithashtu nga subjekti i rivlerësimit, në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë, nuk rezulton të jetë disponuar me vendim për zëvendësimin e prokurorit, duke e bërë të paqartë ndërhyrjen e drejtuesit të prokurorisë në një fazë të avancuar të hetimeve nga prokurorja e çështjes. Arsyetimi i vendimit të shpalljes së moskompetencës nga subjekti i rivlerësimit, është i paplotë dhe i paqartë, në drejtim të nevojës që çështja të trajtohej nga ana e tij nga njëra anë, si dhe arsyet që ka paraqitur për shpalljen e moskompetencës nga ana tjetër”.

Bazë ligjore të gabuar
Sipas Kolegjit, Besim Hajdarmatajt e ka bazuar vendimin e transferimit të dosjes në Elbasan mbi një nen të gabuar, nenin nenin 76 të Kodit të Procedurës Penale. Ish prokurori ka pohuar se kjo ishte një lapsur, pasi ka dashur t’i referohet nenit 78 të Kodit të Procedurës Penal. Por, Kolegji arsyeton se edhe neni 78 nuk e justifikon vendimin. “Edhe pse subjekti i rivlerësimit në shpjegimet e tij, pas kalimit të barrës së provës, është shprehur se jemi para një gabimi material në lidhje me bazën ligjore, pasi vendimi mund të jetë punuar mbi një akt tjetër ekzistues, kjo nuk e shëron gabimin ose pakujdesinë në dispozitivin e vendimit. Në diapozitiv është vendosur neni 76, pikat 1 dhe 2 të K. Pr. Penale, ndërsa neni 78 është paragraf i vetëm, ndaj nuk krijon bindjen që mund të jetë një gabim material, siç pretendoi subjekti i rivlerësimit”./ Adriatik Doci-shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Të gjithë rrinë në kafe/ Kush janë grupmoshat që shpenzojmë më shumë për bare e restorante në Shqipëri

Rritja më e lartë në 6 vjet/ Çmimet e kafesë dhe restoranteve kërcejnë dhe në tetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In