• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Divjaka”, Piloti Riformato për herë të parë para gjykatës

by
17/06/2015 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetasi italian, Giorgio Riformato dhe 4 bashkëpunëtorë te tij të akuzuar për trafik droge janë paraqitur sot për herë të parë para trupës gjyqësore.(në foto: Riformato sot ne gjykate)

Por seanca e plaifikuar për tu mbajtur sot është shtyrë për në datën 1 korrik.

Shkak është bërë një gabim në prokurë i njërit prej avokatëve të të pandehurve, i cili nuk kishte shënuar datën dhe orën e saktë për përfaqësimin e klientit të tij.

Piloti italian Riformato drejtonte avionin me 300 kg kanabis, i cili u rrëzua në plazhin e Divjakës më 10 maj të vitit të kaluar.

Sëbashku me të për gjykim janë dërguar edhe shtetasit Sajmir Bajrami, Kleviol Ahmeti, Aurel Pupe dhe në mungesë shtetasit Mareglen Ymeraj, Kristian Demçe dhe Orgest Bilbili.

Në bazë të hetimit, ka rezultuar se shtetasit Sajmir Bajrami dhe Giorgio Riformato kanë hyrë nga Italia në Shqipëri pak ditë para ngjarjes dhe, nëpërmjet të pandehurve të tjerë, dyshohet se kanë siguruar lëndën narkotike, të cilat do ta trafikonin drejt Italisë nëpërmjet një avioni sportiv, të drejtuar nga piloti italian.

Avioni i drejtuar nga shtetasi Riformato është gjetur i ulur në zonën e plazhit të Divjakës, me një rrotë të thyer, në pamundësi për t’u ngritur. Pranë avionit, nga ana e forcave të policisë janë gjetur disa çanta, në përbërje të të cilave sipas ekspertizës së mëvonshme, rezultonte se ishin 94 kilogramë lëndë narkotike canabis sattiva.

Në vijim të veprimeve policore, u arrit të zbuloheshin edhe disa çanta të tjera, në një rrugë në afërsi të vendit ku gjendej avioni, në automjetin tip Mitsubishi të drejtuar prej Sajmir Bajramit.

Nga ekspertiza e kryer mbi lëndën e gjetur në këto çanta rezultoi se ishte lëndë narkotike canabis, me peshë 211.8 kg.

RIFORMATO 2

avioni-me-giorgio-riformato

Prokuroria për Krime të Rënda ka dërguar për gjykim shtetasit:
1. Giorgio Riformato, hetuar me masë sigurimi « arrest në burg »
2. Sajmir Bajrami, hetuar me masë sigurimi « arrest në burg »
3. Mareglen Ymeraj, hetuar me masë sigurimi « arrest në burg » në mungesë
4. Kristian Demçe, hetuar me masë sigurimi « arrest në burg » në mungesë
5. Kleviol Ahmeti, hetuar me masë sigurimi « arrest në burg »
6. Aurel Pupe, hetuar me masë sigurimi « arrest në burg »
7. Orgest Bilbili, hetuar me masë sigurimi « arrest në burg » në mungesë

Next Post

Shqipëria në prag të zgjedhjeve vendore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Efektivi i policisë shkencore u arrestua gjatë aksionit në Vlorë me urdhër të SPAK! Ja akuzat me të cilat përballet

Efektivi i policisë shkencore u arrestua gjatë aksionit në Vlorë me urdhër të SPAK! Ja akuzat me të cilat përballet

March 7, 2026
Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë

Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë

March 7, 2026
“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

March 7, 2026
Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

March 7, 2026
“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

March 7, 2026
Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

March 7, 2026
Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

March 7, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

March 7, 2026
“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

March 7, 2026
Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In