• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gabim në çkodim: Kë kërcënoi Berisha realisht me avokatin e tij?

by Ylli Pata
06/06/2025 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ka një javë, që avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, lëshoi një mesazh të ashpër në rrjetin e tij social, ku fliste për përplasje “trup me trup” e jo në distance apo online.

Të gjithë që e kanë komentuar këtë zhvillim, mjaft interesant dhe të bujshëm, ka gjasa të kenë gabuar në ç’kodimin e mesazhit, që dukej i menduar dhe kishte një adresë tjetër. Po çfarë shkruante avokati Genc Gjokutaj në postimin e tij?

“Sot armiqte e dikurshem te PD te “penduar” por te paguar dje dhe sot nga Rama & Co po pergatiten te riasgjesojne PD dhe Berishen! Disa prej tyre edhe deputete te PD, neser te klonuar nga Rama. Jane te shfaqur me emer dhe mbiemer ndaj beteja me ta sot eshte më e ashpra pse do te luftohet fizikisht dhe jo online si dje! Nuk mund te largojme shpetimtarin tonë por atentatorët ndaj tij! Qofshnin burra, gra, gay apo lesbike! Lufta eshte e shpallur! Bujrum!”

Ky ishte mesazhi, e në bazë të komenteve të zhvilluara, adresa shkonte tek një numër i vogël emrash, që mund të tentojnë të përmbysin doktorin, ndaj njerëzit e tij i kanë shpallur luftë. Po kush janë këto, se përveç, Alessia Balliut, Dash Sulës dhe Flutura Açkës, nuk ka folur kush, por që të tre janë jashtë PD-së.

Nëse ka pasur një personazh që ka folur i pari dhe i vetmi pas humbjes “madhështore” të PD-së më 11 maj nga enturazhi i doktorit, ai është Fredi Beleri. I cili krejt shkoqur tha se Berisha duhet të jepte dorëheqjen, e t’i hapte rrugën një projekti politik të ri opozitar.

Projekt, që duket, siç ka ndodhur shpesh tek ne, por edhe në vende të tjera të rajonit, kanë pasur edhe ndikimin dhe ndërhyrjen e qarqeve greke.

Nga 1992, deri më sot, qarqet politike, por edhe ato parapolitike apo të atyre që quhen “deep state”, kanë pasur rolin e tyre qoftë në Tiranë, qoftë në Shkup, ku u investuan fort te një kryeministër që bëri paktin e shekullit me ta, siç ishte Zoran Zaev.

I cili, kur e larguan ja vuri fajin amerikanëve dhe shqiptarëve, duke risjellë në skenë nacionalistët e VRMO-në, e cila ka ende të freskëta gjurmët e shërbimeve sekrete ruse e serbe. Të përmendura me emër e mbiemër nga Ali Ahmeti, i cili para zgjedhjeve të shkuara përmendi me kod, pseudonimet e udhëheqësve të opozitës që më pas mori pushtetin.

Vojislav Sheshel, lideri radikal serb dhe kreu i paramilitarëve proxy të Moskës në luftrat e ish-Jugollavisë, ishte personazhi politik më i rëndësishëm i krahut pro-rus në Serbi.

Dorëzimi i Sllobodan Millosheviçit në Hagë nga kryeministri kurajoz Zoran Xhingjiq, i cili po e çonte vendin drejt Perëndimit, pati si pasojë vrasjen e tij, prej qarqeve të lidhura me Moskën dhe fijet e saj në rajon.

Më pas u vra kasapi Arkan, e aktorë properëndimorë morën drejtimin e vendit. Për të mbushur boshllëkun nacionalist, ishin lëvizjet diplomatike që i lanë duart me plakun Sheshel, i cili i kishte përdorur si kamerierë Tomislav Nikoliqin e Aleksandër Vuçiqin.

Por ishin pikërisht këta të dy, që një ditë morën shumicën e Partisë Radikale Serbe, u bashkuan me filorusët e gruas së Milosheviçit, si sekretari i tij Vulin dhe krijuan SNS-në-Partinë Progresiste Serbe. E cila është në pushtet të pandërprerë prej vitit 2012. Si pasojë e një koalicioni ndërmjet filo-rusëve të atashuar si Vulin, Daçic, apo një pehlivani që luan me dy porta si Vuçiq.

Një skemë e ngjashme u përdor për të rrëzuar edhe Milo Gjukanoviçin në 2020-ën, me anë të “çetnikut-shqiptar”, Dritan Abazoviçit. I cili kur u bë kryeministër, bllokoi vizitën në Beograd të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, duke i mbyllur hapësirën ajrore të Malit të Zi.

Akt i fortë politik, që i kushtoi karrierën dhe e rrëzoi Dritanin nga posti i kryeministrit. Sot, në pushtet në Podgoricë, janë ca djem të ri të shkolluar në Perëndim, por që kanë një marrëdhënie të ngushtë si me Beogradin, si me njerëzit e Moskës, që i kanë vënë të drejtojnë Parlamentin.

Të gjitha këto lëvizje në rajon, kanë ndodhur në vite e vite, si një përplasje interesash apo oreksesh, që prapa kanë plane strategjikë që bëhen nga shtete serioze. Qofshin fuqi të mëdha apo të vogla. Kjo në fund të fundit është politika.

Sali Berisha ju ngjit Athinës me kandidaturën e Fredi Belerit, pikërisht për ta shpëtuar nga izolimi ndërkombëtar, e për të ndikuar në lobimin e heqjes së Non Grata-s. Gjë që nuk ndodhi e s’ka si të ndodhë në të ardhmen. Ndaj me të drejtë, ata faktorë që e mbështetën, nuk kanë përse të heqin dorë nga planet e tyre, edhe pse patën një dështim “olimpik” apo një “shah mat” nga kundërshtari i tyre, Edi Rama.

Madje me deklaratën e ish-diplomatit të njohur amerikan në Ballkan, Philip Ricker, se SHBA do të angazhohet gjithnjë e më pak në rajon, krijon mundësi më shumë për aktorët e tjerë. Të cilët natyrisht që do ta mbushin vakumin e forcojnë influencën e tyre në politikën e Tiranës.

Ky vakum në opozitë, është një terren pjellor për çdo strateg të ngritjes e mbështetjes të një lidershipi, që tek e fundit, së paku nuk do ta ketë kundërshtar.

Këtë lojë, Sali Berisha e kupton më mirë se të tjerët, pasi edhe vetë ka qenë në hullinë e aleancave dhe lëvizjeve të tilla me qarqe të rëndësishme. Por ai u ka bërë të ditur aktorëve brenda PD-së, se kush do të bëhet pjesë e “bandës së Brutit”, do të sulmohet “fizikisht”, jo thjeshtë online. A hyn edhe Beleri tek ky grup, për të cilin foli avokat Gjokutaj një javë më parë. Gjasat janë që po, megjithatë, lista duket edhe më e gjatë…

Next Post
“Bashkëshortja serbe”/ Gjimshiti i mbyll gojën gazetarit nga Serbia: S’të tregoj ty jetën private

"Bashkëshortja serbe"/ Gjimshiti i mbyll gojën gazetarit nga Serbia: S’të tregoj ty jetën private

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025

‘Të dhunshëm janë ministrat’, Berisha flet për POLITICO. Rama: Demokratët s’i kam armiq që t’i ekspozoj ndaj botës

December 23, 2025
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Kriza e opozitës çoi në humbjen e thellë më 11 Maj. E bashkuar mund të fitonte

December 23, 2025
“Protesta i kaloi pritshmëritë”/ Boçi: Edhe deputetët kritikë ndaj Berishës e kuptuan çfarë do baza

Boçi zbulon planin e PD: Po mendojmë të futemi në grevë urie ose të ngujohemi në Parlament

December 23, 2025
Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

December 23, 2025
Ministri i Jashtëm gjerman: Armëpushimi në Ukrainë nuk do t’i japë fund kërcënimit rus

Ministri i Jashtëm gjerman: Armëpushimi në Ukrainë nuk do t’i japë fund kërcënimit rus

December 23, 2025
Pëllumb Xhufi: Djemtë dhe vajzat që luftuan 80 vite më parë i dhanë dinjitet këtij kombi!

Pëllumb Xhufi: Pas sulmit të BRSS ndryshoi bota! Lindi Partia Komuniste, Lufta e Dytë Botërore…

December 23, 2025
Përplasja me policinë para Kryeministrisë, Berisha: Dënoj dhunën e narko-policisë kundër Lapajt dhe protestuesve

Lapaj i jep ‘strategjinë’ Berishës: Rama nuk ikën me molotovë dhe flamuj partiakë…

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com