Presidenti amerikan, Barack Obama garantoi sot kryeministren britanike, Theresa May për qëndrueshmërinë e aleancës amerikano-britanike, në takimin e parë mes udhëheqësve, që kur May mori detyrën pas vendimit të Britanisë për të lënë në Bashkimin Evropian.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që pasojat e vendimit nuk do të zbehin atë që tashmë është një marrëdhënie ekonomike shumë e fortë dhe e fuqishme, që mund të bëhet edhe më e fortë në të ardhmen”, tha Obama.
Kryeministres britanike do t’i duhet të bindë 20 anëtarët e ekonomive kryesore dhe në zhvillim se kjo ishte një çështje mes Londrës dhe Brukselit dhe jo një çështje e G20-ës.
“Brexit në të vërtetë do të thotë Brexit”, tha ajo pas takimit me presidentin amerikan, Barack Obama