Makina e kryeplakut të fshatit Kaninë në Vlorë është bërë shënjestër e plumbave pasditen e sotme. Panorama.al mëson se Astrit Aliraj ia kishte lënë makinën në përdorim të birit 24-vjeçar Juxhino Aliraj (Todi), i cili e ka ndërruar mbiemrin.
Mësohet se një person me xhup të zi e ka ndjekur me vrap dhe në momentin që 24-vjeçari ka ndalur automjetin, autori ka qëlluar disa herë në drejtim të makinës.
Aliraj ia ka dalë të largohet me vrap duke iu shmangur plumbave. Policia ka ngritur disa postblloqe për të bërë të mundur kapjen e atentatorit dhe djalit të kryeplakut.
Njoftimi i policisë
Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shteasi L. M., dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari