• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Futja në stadium për finalen e Conference League: Ja si do jenë masat e sigurisë dhe procedurat për tifozët

by Java News
14/05/2022 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forca të shumta janë mobilizuar që gjithçka të shkojë mirë për finalen e madhe Europiane në Tiranë.

Më 25 maj kur në ‘Air Albania’ të mbahet finalja e Conference League do të ketë një angazhim të madh për sigurinë e tifozëve dhe mbarëvajtjen e takimit ku përfshihen 50 mjekë dhe inferiemirë, kryqi i kuq, zjarrëfikësja, steëard-ët, nga siguria private dhe nga policia e shtetit. Shefi i Sigurisë në federatë, Armando Mandro, i cili është edhe një nga oficerët e sigurisë për finalen, tregon të gjithë itinerarin e tifozëve, me rrugët kryesore që do të ndjekin për të kaluar dhe masat e sigurisë me të cilat ato do të përballen përpara se ata të hyjnë në stadium.

Plani për sigurinë e tifozëve, nga aeroporti në stadium – “Është përgatitur një plan i detajuar, së bashku me Policinë e Shtetit, strukturat e tjera dhe Sektorin e Sigurisë së UEFA-s duke bashkëpunuar edhe me klubet, për ardhjen e tifozëve dhe sigurinë e tyre nga aeroporti në stadium. Tifozët e Romës do të grumbullohen në Parkun e Madh, ndërsa tifozët e Feyenoord do të grumbullohen në shëtitoren “Murat Toptani”. Autobusët do të ndalojnë në “Rrugën e Kosovarëve” për tifozët e Romës dhe pastaj ata do të kalojnë nga Diga e Liqenit dhe do të futen në brendësi tek Amfiteatri. Aty do të jetë pika e grumbullimit për tifozët e Romës. Për arsye sigurie, tifozët do të levizin tre orë përpara fillimit të ndeshjes, nga pika e kalimit, duke kaluar në këmbë, nëpërmjet parkut të liqenit, te Rruga “Lek Dukagjini” dhe duke ardhur drejt sheshit “Nënë Tereza” ku do t’i afrohen pjesës jugore të stadiumit, ku është hyrja për ta. Rruga “Lek Dukagjini” do të ndahet në dy pjesë, me skela, ku një pjesë do të jetë për automjetet që do të futen në stadium dhe pjesa tjetër për tifozët e Romës, të cilët duke u afruar në këmbë, do të kalojnë kontrollet policore dhe kontrollet e steëard-ëve për t’u futur në stadium. Kontrolli do të nisë nga Universiteti Politeknik, ku do të jetë Policia e Shtetit dhe më pas, duke u afruar te perimetri i sigurisë së stadiumit, është kontrolli tjetër i steëard-ëve.”

Procedurat që do të ndjekin tifozët për t’u futur në stadium – “Procedura e parë është të tregojnë biletën elektronike dhe me një aparaturë të veçantë, steward-ët do ta çekojnë atë dhe do ta aktivizojnë. Në atë moment, do të aktivizohet edhe numërimi mbrapsht i tyre dhe ata do të mbarojnë kontrollin trupor të tyre dhe do të afrohen te dyert. Koha është e mjaftueshme për t’u ngjitur në katin e dytë dhe tifozët duhet të drejtohen direkt për te Turnstile, ku aktivizohet hapja dhe mund të hyjnë direkt. Në rast se do të kenë vështirësi, do të ketë personel nga UEFA, por edhe vullnetarë, që do t’i ndihmojnë për çdo problem, si edhe për të gjetur vendet e tyre në stadium. E veçanta është se për herë të parë në këtë stadium aktivizohet bileta elektronike. Kjo biletë është aplikuar me sukses gjatë EURO 2020 dhe për këtë arsye, ekspertët e sigurisë së UEFA-s vendosën ta aplikojnë edhe për këtë ndeshje. Me sistemin e ri të biletave elektronike që çdokush do e ketë në telefonin e tij smart, shansi për t’u futur pa biletë është minimizuar ndjeshëm, pasi në momentin që afrohesh te turnstile bileta aktivizohet vetëm me aparaturë të posaçme dhe në rast se bileta mund të jetë screenshot, pajisja nuk e njeh.”

Çfarë duhet të ketë dhe çfarë nuk duhet të ketë tifozi me vete ditën e ndeshjes – “Një tifoz ditën e ndeshjes duhet të ketë me vete telefonin cellular ku do të ketë biletën e ndeshjes dhe sendet e vogla personale.  Tifozi nuk duhet të ketë çanta të mëdha, nuk duhet të ketë pije, shishe me tapë, objekte të paligjshme që nuk lejohen. Të gjitha gjërat që nuk lejohen janë përgatitur me një broshurë të posaçme nga UEFA në tre gjuhë, shqip, anglisht dhe italisht dhe u janë shpërndarë tifozerive. Sa u përket flamujve, banderolave dhe sloganeve, grupet e tifozëve duhet të paraqesin kërkesën e tyre te sektori i Sigurisë dhe te policia, që do të miratojnë hyrjen ose jo të tyre.”

Masat për sigurinë dhe numri i të përfshirëve në këtë operacion – “Ky është një event madhështor, ku operacioni është i madh dhe ka një numër më të madh sigurie se sa jemi mësuar për ndeshjet e tjera. Në plan të parë kemi sigurinë e të gjithë tifozëve, jo vetëm sigurinë e ekipeve, prandaj kemi angazhuar një numër të madh personeli mjekësor, me rreth 50 persona, doktorë dhe infermierë. Do të ketë personel edhe nga kryqi i kuq, nga zjarrëfikësja, nga steëard-ët, nga siguria private dhe nga policia e shtetit. Forcat e steëard-ëve janë afërsisht 600 dhe policia e shtetit do të ketë një numët të konsiderueshëm, jo vetëm në stadium, por edhe në pikat e grumbullimit të tifozëve, për të siguruar rrugëkalimin e tyre,”-tha ai për RTSH.

Shqiptarja.com

Next Post
Berisha në krye të PD-së? Basha nxjerr Salianjin kundër doktorit: Është një batutë, s’kthehet më ai

“Jam kundër sulmeve ndaj ambasadores”/ Salianji kundër qëndrimit ndaj Kim dhe pranon se Berisha ka shumicën në PD…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In