• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Futi kallashin te dera e dhomës së spitalit dhe i…”/ Hoxha rrëfen episodin e frikshëm që futi Nogën në hasmëri me Hasanbelliun

by Java News
18/06/2022 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kasandër Noga, autori i dyshuar i atentatit ndaj Erion Hasanbelliut të dielën në qendër të Brukselit është vënë në pranga. Mësohet se 45-vjeçari shqiptar është ndaluar në Vjenë. Atentati ndodhi më 11 Qershor. Prej asaj dite, ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Ndërkohë mediat austriake shkruajnë se ditët e fundit, policia në Vjenë ka qenë në ndjekje të një informacioni se ky person ndodhej në Vjenë.

Gazetari i Artan Hoxha, raporton se 45-vjeçari Noga është arrestuar në një ndërtesë të hënën. Madje ai ka qenë i habitur nga veprimet e autoriteteve austriake, por nuk ka bërë rezistencë. Hetuesit besojnë se i arrestuari ishte nisur drejt Shqipërisë. Policia belge dyshon se në atentatin ndaj Hasanbelliut janë përfshirë dy persona, Noga dhe një tjetër që nuk është identifikuar ende.

Edhe policia shqiptare ka dhënë informacionet e saj në lidhje me këtë rast. Pas shkëmbimeve të informacionit me policinë belge, uniformat blu të Shqipërisë kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e Nogës. Këtu kanë kuptuar se ai nuk kishte hyrë në Shqipëri.

Është dashur shkëmbimi i informacionit mes policive në Shqipëri dhe Belgjikë për vendndodhjen në Austri të 45-vjeçarit Noga, i cili më pas u vu në pranga.

Atentati ndaj Erion Hasanbelliut tronditi qendrën e Brukselit. 43-vjeçari Erion Hasanbelliu ndodhet në spital në Bruksel në gjendje të rëndë, pas 6 plumbave që mori pas shpine dhe 3 në këmbë.

Hakmarrja dyshohet të jetë pista kryesore e atentatit ndaj Erion Hasanbelliut. Ky I fundit me autorin e plagosjes prej viti 2000 janë në hasmëri.

Saga e vrasjeve nis me Aqif Hasanbelliun, babain e Erionit. Hakmarrja vazhdoi edhe me një seri ngjarjesh të tjera, pasi Erion Hasanbelliu bashkë me vëllain e tij Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën në 2002, në Antverp të Belgjikës.

Kasandër Noga është një emër i njohur i botës së krimit, sipas mediave belge ai akuzohet për të paktën 5 vrasje dhe disa plagosje në këtë vend, por edhe për vrasje të kryera në Shqipëri.

“Erion Hasanbelliu ka ende 4 plumba në trup. Ai vazhdon nën kujdes intensiv. Belgjika ka dënim me të ulët se Shqipëria për vrasje prandaj edhe kanë zgjedhur atë vend. Autoritetet austriake e kapën në Vienë shumë shpejt Kasandër Nogën. Ai u kap në momentin që po vinte në Shqipëri. Kasandër Noga sapo kishte dalë nga burgu në Shqipëri me kusht dhe avokat ka qenë Alban Bengasi. Mësohet se ka paguar një shumë të majme për të dalë. 

Kasandër Noga ka qenë në Akademinë e Policisë për tre vjet. Në atë kohë kanë qenë 27 veta dhe kanë dalë 24. Ai e di se si funksionon sistemi. Zgjodhi rrugën tjetër. Nuk ka shumë kohë që kanë dalë nga burgu. Brenda 18 muajve të fundit. Edhe Erion Hasanbellit. Edhe Kasandër Nogas. Avokati i tij është shapllur në kërkim”. 

“Babai i Kasandër Nogës e ka lënë në moshë të vogël. Ai ka qenë nën kujdesin e xhaxhallarëve. Ai në ngjarjen e Sanatoriumit ka shkuar për llogari të Julian Celës. Kur ka shkuar në spital ka qenë me kapele dhe me automatik. Aty ka gjetur 5 pjestarë të tjerë, ka tentuar që ta bllokojë në dhomë, por dikush ka mbajtur derën mbyllur dhe ai futi vetëm armën duke qëlluar me breshëri brenda dhomës. Aty janë vrarë dy persona, mes tyre edhe babai i vëllezërve Hysenbelli dhe janë plagosur tre të tjerë”, tha Artan Hoxha./ abcnews

g.kosovari

Next Post
“Fajtor çdo kryeministër, ministër, noter që ka kontribuar në këtë çmenduri”/ Lame: Raporti do dërgohet në…

“Fajtor çdo kryeministër, ministër, noter që ka kontribuar në këtë çmenduri”/ Lame: Raporti do dërgohet në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen tubi kryesor i ujësjellësit në Vlorë, ‘përmbytet’ bulevardi “Ismail Qemali”

Shpërthen tubi kryesor i ujësjellësit në Vlorë, ‘përmbytet’ bulevardi “Ismail Qemali”

January 21, 2026
Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria shpall zonat prioritare

Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria shpall zonat prioritare

January 21, 2026
Diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë, Kongresi i SHBA: Departamenti i Shtetit të hetojë në Serbi!

Diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë, Kongresi i SHBA: Departamenti i Shtetit të hetojë në Serbi!

January 21, 2026
FOTO / Edi Rama darkon me Ivanka Trump në Vlorë

FOTO / Edi Rama darkon me Ivanka Trump në Vlorë

January 21, 2026
“PS po shkatërron kombin”, Berisha: Rama s’i ka fituar zgjedhjet e fundit. Do ta përmbysim!

“PS po shkatërron kombin”, Berisha: Rama s’i ka fituar zgjedhjet e fundit. Do ta përmbysim!

January 21, 2026
Masakra e 21 Janarit, flet Fatos Klosi: I pashë me sytë e mi dy nga vrasjet! U qëllua nga të besuarit e Berishës

Masakra e 21 Janarit, flet Fatos Klosi: I pashë me sytë e mi dy nga vrasjet! U qëllua nga të besuarit e Berishës

January 21, 2026
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniveristar Durrës shpallet i pafajshëm, Gjykata rrëzon akuzat

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniveristar Durrës shpallet i pafajshëm, Gjykata rrëzon akuzat

January 21, 2026
Taksat vendore 2026, Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat

Taksat vendore 2026, Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat

January 21, 2026
VIDEOLAJM / Eskorta e Ramës mbërrin në Vlorë, Kryeministri takon Ivanka Trump dhe Jared Kushner

VIDEOLAJM / Eskorta e Ramës mbërrin në Vlorë, Kryeministri takon Ivanka Trump dhe Jared Kushner

January 21, 2026
PAMJET/ Ndodh në Fier, 55-vjeçari mbetet i varur jashtë apartamentit. Panik te banorët!

PAMJET/ Ndodh në Fier, 55-vjeçari mbetet i varur jashtë apartamentit. Panik te banorët!

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In