• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrëfimi i futbollistes: Në ekipet shqiptare ka lesbike

by Java News
29/11/2015 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë prania e femrave që kryejnë marrëdhënie me femrat, të ashtuquajturat lesbike, është pranuar publikisht. Deklarata nuk vjen nga një drejtues ekipi apo persona të jashtëm, por nga vetë njëra prej futbollisteve të kampionatit shqiptar. Ky fenomen deri tani është përfolur nën zë, por pa arritur që të pranohet botërisht. Një gjë të tillë ka marrë përsipër ta bëjë Marçela Ndoci, futbollistja që aktualisht luan për ekipin e Juban Danjës, skuadra e parë e krijuar në futbollin e femrave.

 NGACMIMET

Ndoci ka pranuar që të rrëfejë mbi ekzistencën e femrave që kryejnë marrëdhënie me femrat në ekipet e ndryshme të kampionatit shqiptar. Sipas Ndocit, ky fenomen ekziston edhe në Kombëtaren shqiptare të futbollit të femrave, ndërsa tregon se si ajo vetë është ngacmuar seksualisht në një moment dhe menjëherë ka refuzuar duke u larguar nga vendi ku është ngacmuar nga një tjetër futbolliste e Kombëtares shqiptare. Ngjarja ka ndodhur kur Ndoci ka qenë e grumbulluar në muajin gusht me skuadrën kuqezi.

“Po, është e vërtetë se ekziston si fenomen në futbollin e femrave në Shqipëri. Mund të pohoj se në ekipe të ndryshme në futbollin e femrave në Shqipëri ka femra, të cilat janë lesbike dhe kryejnë marrëdhënie me njëra¬­tjetrën. E kam pasur të vështirë që ta besoj, por tashmë të gjithë e dinë edhe pse nuk flasin. Më vjen keq që është kështu. Nuk mund të them se për cilat ekipe bëhet fjalë në kampionatin shqiptar, por në skuadra të ndryshme ka femra lesbike”, shprehet Ndoci. Ka edhe në Kombëtare Futbollistja e Juban Danjës vijon më tej teksa deklaron se nuk janë vetëm skuadrat e kampionatit shqiptar, por edhe në kombëtaren e femrave ky fenomen ekziston. “Po, është e vërtetë që ky fenomen është prezent edhe në Kombëtaren e futbollit të femrave të Shqipërisë. Sërish më vjen keq, por kjo është e vërtetë dhe këtë gjë po ashtu e dinë të gjithë, ndonëse e kanë të vështirë që ta pranojnë”, thotë Ndoci.

E pyetur nëse ajo vetë ka rënë pre e ndonjë ngacmimi seksual, Ndoci e pohon duke rrëfyer se kjo i ka ndodhur kur ka qenë e grumbulluar me Kombëtaren shqiptare. “Kemi qenë në Kombëtare të grumbulluara. Flas për ekipin e parë të përfaqësueses. Në një moment, kam qenë vetëm me njërën prej futbollisteve në një prej mjediseve dhe ajo tentoi të më ngacmojë seksualisht, por menjëherë e kam refuzuar dhe jam larguar me shpejtësi. Mbase ndokush nuk ndihet mirë, por kjo është e vërteta sepse personalisht më kanë ngacmuar seksualisht në Kombëtaren e femrave”, shprehet Ndoci. Futbollistja e Juban Danjës, ndonëse me vështirësi për shkak të tabusë që ekziston në mentalitetin shqiptar lidhur me këtë temë, por edhe prej moshës së saj të re, nuk e ka pasur të lehtë që të flasë për këtë fenomen. Megjithatë, ka pranuar që të rrëfejë vetëm kaq, se ka edhe në ekipet e kampionatit shqiptar, por edhe në Kombëtare pa etiketuar askënd dhe duke e lënë me kaq.

Kush është Marçela Ndoci

Eshtë prej futbollisteve më të mira që ka aktualisht Juban Danja. E ka nisur karrierën në futbollin e luajtur që në moshë të vogël. Ka qenë rreth 10 vjeçe kur ka nisur të luajë futboll në Gurin e Zi, atje ku jeton dhe shkollohet aktualisht. Teksa ka kuptuar se futbolli është një prej pasioneve të saj, Ndoci ka shfrytëzuar ekzistencën e ekipit të femrave, Juban Danja, dhe ka nisur që të stërvitet aty. Gradualisht, në pak kohë ka arritur që të aktivizohet fillimisht si zëvendësuese, derisa ka zënë vendin e titullares. Ndoci, me lojën e saj të mirë të shfaqur te Juban Danja, rregullisht është grumbulluar me ekipin e U¬19, por edhe me ekipin e parë të Kombëtares. Ndoci disa herë tregon se ka pasur oferta të mira nga skuadra të ndryshme në kampionatin kombëtar, por i ka refuzuar të gjitha duke preferuar që të jetë pjesë e Juban Danjës ku ka nisur karrierën dhe është formuar si futbolliste. Përpos ekipeve shqiptare, në merkaton e verës të këtij viti Ndoci është kërkuar edhe nga ekipi i parë i Juventusit në Itali. Ka pasur ofertë të hapur për të qenë pjesë e skuadrës së njohur italiane në futbollin e femrave, por për shkak të zgjedhjeve të saj personale momentalisht ka vendosur që edhe këtë sezon të luajë për Juban Danjën. Ndoci shpreson që deklaratat e saj për fenomenin e lartpërmendur jo vetëm të mos keqkuptohen, por edhe të pranohen, të paktën nga ata që e dinë një gjë të tillë.(panorama) 

Next Post

GAP: Buxheti për 2016 nuk krijon hapësirë për Reformën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In