Futbollisti i Serbisë, Dusko Tosic, ka reaguar rreth festimit të tij me tre gishta në “Elbasan Arena”, në fitoren ndaj Shqipërisë me rezultat 0-2, në kualifikueset për Euro 2016.
Tosic është kritikuar shumë për festimin e tij me tre gishtat e ngritur në Shqipëri, duke e cilësuar festim fyes.
Sulmuesi serb në Instagram, ka shkruar se ky festim nuk ka të bëjë me racizëm apo fashizëm.
“Pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në Turqi, kanë dalë shumë komente rreth festimit tim, kështu që unë e pash të nevojshme për të folur dhe përgjigjur për këto sulme.
Pra, tre gishtat nuk janë as racizëm dhe fashizëm, dhe nuk ka asnjë mesazh fetar.
Tre gishtat janë përdorur nga pothuajse të gjithë sportistët e serbë për të shprehur festimin e tyre, siç kam bërë pas golit.
Në këtë mënyrë unë dua të them se jam ndjerë keq në qoftë gjesti im ka lënduar dikë. Gjitha të mirat”, ka shkruar Tosic