Nižná-Tatran nuk duket si një ndeshje interesante, ndaj dhe ai do të mbahet mend për një tjetër ngjarje të bukur që ndodhi në fushën e futbollit.
Lumobir Vajecka, futbollist i skuadrës vendase, pak para fillimit të takimit i ka propozuar të dashurës së tij, në praninë e rreth 400 shikuesve. E veçanta është se ajo është Petra Lepackova, gjyqtare anësore, e cila u habit nga ky propozim dhe të gjithë këtë lumturi e shprehu në rrjetet sociale duke thënë se i tha “Po” dashurisë së jetës së saj.
Ndërsa reagimi i saj i shprehur me mimikën e fytyrës po bën xhiron e botës jo vetëm në mediat sportive, por edhe në rrjetet sociale.