• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Futbollistët e ‘Superiores’ me pagë sa pastrueset e FSHF-së, vetë Armand Duka paguhet si ekonomist pularie

by Java News
24/01/2022 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Degradimi i futbollit në Shqipëri nën drejtimin e ‘beut’ Armand Duka, i cili nuk ka pasur dhe nuk ka kurrfarë lidhje me sportin më popullor në botë dhe Shqipëri, ka shkuar në skaje të paimagjinueshme. Publikimi i listës së pagave konfirmon dyshimet dhe akuzat se klubet e futbollit nën ombrellën e FSHF-së së Armand Dukës, janë kthyer në një lavatriçe gjigante  pastrimi parash, mashtrimi me taksat dhe evazioni fiskal. Shumica e futbollistëve në Shqipëri, përfshirë edhe ata profesionistë, pjesë e skuadrave në Superiore, rezultojnë me pagë 30 mijë lekë në muaj, një shifër kjo jo vetëm qesharake, por diskredituese për qeverinë e futbollit.

Ndërsa anëtarët e kupolës së FSHF-së marrin një pagë deri në 5 mijë USD në muaj, futbollistët e Superiores, marrin një pagë 16 herë më të ulët, një tregues i qartë i mashtrimit me pagat dhe i operimit me bordero të paligjshme, për të shmangur taksat. Paga e futbollistëve profesionistë, të cilët përballen çdo vit me skuadra evropiane, është e barabartë me pagën e pastruesve të FSHF-së. Nuk mungojnë as raste kur fotbulliste të kombëtares, me emër në arenën ndërkombëtare, nuk marrin as pagën formale minimale, por paguhen në të zezë.

Ndërkaq, Armand Duka rezulton se e ushtron ‘vullnetarisht’ detyrën e kreu të FSHF-së. Duka figuron me një pagë prej 40 mijë lekë në muaj tek kompania e tij e pularisë në Durrës, “A.I.B.A. Kompani”. Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, rezulton me një pagë prej 5 mijë USD në muaj, Armand Duka nuk figuron në listën e pagave si ekonomist pularie. Me sa duket, i gjendur mes milionave prej dy dekadash, Duka nuk ka pasur nevojë që të ketë një pagë! Vetëm këto të dhëna do të mjaftonin e Drejtorinë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, policinë, Prokurorinë e Tiranës dhe SPAK për të nisur një hetim për lëvizjen dhe kanalizimin e parave në futbollin shqiptar, gjatë mbretërimit 20-vjeçar të Armand Dukës./shqiptarja.com/m.j

Next Post
Beniada-Nishani4

“Isha 16 vjeçe…”/ Beniada tregon punët që ka bërë para modelingut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In