Kryeministri Rama ka përshëndetur fundin e bojkotit të futbollit nga Liga Profesioniste e Futbollit. Pas më shumë se 8 javësh bllokim, futbolli në Shqipëri do të nisë të dielën, ndërsa kërkesat që u shtruan nga Liga do të konsultohen mes Qeverisë dhe FSHF.
Rama duke e përshëndetur vendimin i ka bërë thirrje edhe naftëtarëve për të ndjekur të njëjtën rrugë.
Postimi i kryeministrit Rama:
E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën!Tani po,gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës!Uroj që naftëtarët të marrin shembull.Unë jam gati.
/err