Bota e futbollit është treonditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të futbollistit të Romës, Joseph Bouasse Perfection. Një sulm në zemër rezultoi fatale për jetën e tij.
Ai ka një histori të veçantë që e lidh me ekipin e Romës në Itali.
Mbërriti një ditë në stacionin e trenave të Romës, me shpresën për t’u bërë një lojtar profesionist kur ishte ende një fëmijë.
Mesfushori me origjinë nga Kameruni, i lindur në vitin 1998, u bë pjesë e të rinjve të Romës në vitin 2016 pasi u pëlqye nga Valter Sabatini kur po luante me Liberi Nantës, ekip i kategorisë së tretë.
Ai u thirr nga Spaleti për disa stërvitje në Tirgoria me Totin dhe të tjerët, por nuk arriti të çajë në ekipin e parë. Më pas kaloi te Viçenca dhe aktualisht ishte pjesë e rumunëve të Kluzhit.