• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Futboll në skenë dhe pjesëmarrës VIP, dalin detaje nga Fest’56

by A R
18/12/2017 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizatorët e edicionit të 56-të zbulojnë të tjera detaje nga mbrëmjet e Festivalit.
Autori dhe drejtuesi i këtij Festivali, Adi Krasta, nuk do të jetë i vetëm në skenën e rrallë të ndërtuar për festën më të madhe të muzikës në vend.

Natën e parë, përveç kumbarit të kësaj feste, kantautorit Riccardo Cocciante, i cili pas performancës së tij, ka kërkuar ta ndjekë shfaqen si spektator, e rrallë kjo për artistin e madh,do t’u jepet mundësia të bashkëprezantojnë me Krastën, disa personazhë, të cilët na kanë treguar nëpërmjet punës së tyre një Shqipëri tjetër; jo atë që shumë njerëz duan ta lënë me çdo kusht, por Shqipërinë e atyre që kanë vendosur të jetojnë këtu, jo vetëm për veten, por edhe të krijojnë modele të suksesshme.

Nata e dytë do të jetë një rikthim në skenë i disa prej drejtuesve ndër vite të këtij institucioni muzikor në vend, ndërsa e treta një paradë sirenash që do të ndriçojnë edhe më shkëlqimin e skenografisë së artë të Albi Çifligut. Mbetet surprizë bashkëpunimi në duet me Elhaida Danin dhe trajnerin e saj që e shpuri në fund të rrugës së “Voice of Italy”
Flaka Krelani e Kejsi Tola do të jenë të ftuara në Festival për të sjellë një nga këngët më të fuqishme të fondit të muzikës botërore, por nuk do të mungojë edhe tradicionalja, me qasje bashkëkohore e Kelly Guga Band, një përzierje e motiveve të jugut me motive të muzikës jazz.

Adelina Ismaili “thyen heshtjen” e disa viteve në skenë, duke ngjallur kuriozitet, sidomos në këtë fazë të jetës, ku si për çdo grua-nënë artiste, prioritetet ndryshojnë.

Aurela Gaçe, “shpërthimi” i skenës sonë, aq e dashur për publikun, për energjinë dhe interpretimin e saj brilant, është një tjetër “gur” që erdhi nga Festivalet, për t’u kthyer sërish aty, për t’i dhënë Festivalit dashurinë që meriton, ashtu siç bënë edhe shumë emra të njohur të muzikës që “janë vënë në rresht” për garën, të cilën të gjithë duan ta fitojnë, por që për ta, Festivalit mbetet ende më i madh se një çmim i vetëm.
Ndërsa po përgatitet për koncertin e tij të shkurtit të vitit të ardhshëm, në Festival vjen një nga kantautorët më të dashur, Alban Skënderaj, i cili di të fitojë zemrat e spektatorëve me refrenet e papërsëritshme.

Produkt festivalesh, fituese e tyre, drejtuese festivali, pjesëmarrëse në Sanremo, interpreuese në “Musical”, por më e konsoliduar se kurrë, vjen në skenën e Festivalit, Elsa Lila me bandën e saj, me një performancë të panjohur më parë nga publiku shqiptar.
Numrat koreografikë janë shfaqje të rralla artistike, të mbështetura në tematika sociale, siç është për shembull koncepti i protestës.

Në Festival do luhet edhe futboll, por për të njohur shënuesin në portë, na duhet të presim gongun për çeljen e Festivalit. /b.d

Next Post
Surroi e Ahmeti godasin Thaçin e Mustafën: Lëshimet ndaj Serbisë sollën arrestimin e Haradinajt

Intervista e Surroit: Në Kosovë s’ka konsensus politik prej 10 vjetësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In