• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Futboll/ Bashkia do ta shesë FK Tiranën për 300 mln lekë

by Java News
29/04/2019 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skuadra e Tiranës, ekipi më i titulluar në vend, tashmë ka edhe një vlerësim financiar zyrtar. Akionet 100% të klubit bardhelu variojnë në diapazonin nga 246 deri në 300 milionë lekë.

Në muajin shkurt, kompania vlerësuese Deloite Albania shpk. ka bërë një raport vlerësues me qëllim vlerësimin e drejtë për vlerën e kapitalit aksionar të Klubit të Futbollit Tirana në masën 100% të aksioneve dhe në bazë të këtij raporti, skuadra e Tiranës ka një vlerë që shkon në diapazonin nga 246 në 300 milionë lekë.

Nga 100% i kapitalit të klubit të futbollit Tirana, 66% të aksioneve janë të shoqërisë Halili shpk. dhe pjesa e mbetur prej 34% të aksioneve janë edhe për pak kohë në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Pikërisht kjo e fundit, nëpërmjet kryetarit Erjon Veliaj, ka dhënë pëlqimin dhe miratimin e projektvendimit në lidhje me shitjen e këtyre akioneve.

Sipas raporteve financiare dhe analizave të kryera, një aksion i skuadrës së Tiranës ka vlerën e 1000 lekëve. Shoqëria Halili shpk. është pronare e 66% të aksioneve, e konvertuar kjo në rreth 202 mijë njësi me këtë vlerë, ndërkohë që Bashkia e Tiranës me 34% aksionet e saj do të nxjerrë në shitje 104 mijë aksione. Të vendosura këto nga Këshilli Bashkiak në vitin 2014.

Por, i gjithë ky vlerësim lidhet me emrin dhe trofetë e skuadrës bardheblu, ndryshe mund të konsiderohet si një vlerësim i stemës së këtij klubi, duke qenë se të gjitha asetet, nga stadiumi “Selman Stërmasi” dhe deri tek kompleksi stërvitor “Skënder Halili” apo fushat e Kombinatit, janë dhënë pëdorim nga Bashkia e Tiranës për një kontratë 18-vjeçare dhe nuk janë të përfshira në vlerësimin financiar.

Qëllimi i emetimit të aksioneve të Bashkisë së Tiranës në treg është garantimi i ecurisë së klubit duke kërkuar investitorë potencialë financiarë që të garantojnë forcimin e pozitës ekonomike dhe si rrjedhojë edhe sportive të ekipit.

Ndërkohë mbetet e paqartë situata e aseteve sportive të klubit bardheblu, si stadiumi apo fushat stërvitore që për momentin Bashkia e Tiranës ja ka lënë në admnistrim me një kontratë për një periudhë 18 vjecare.(TCH)

Next Post
Grida Duma në ekstazë për lajmet negative lidhur me negociatat

Grida Duma në ekstazë për lajmet negative lidhur me negociatat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In