Një shpërthim tritoli ka ndodhur në lagjen “Punëtori” të Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme. Lënda plasëse i është vendosur garazhit në pronësi të 58-vjeçarit, Ramazan Çenia, banor i qytetit. Nga shpërthimi është dëmtuar një mjet tip “Benz” që ndodhej i parkuar në garazh dhe muret e pallatit. Ende nuk dihen shkaqet e vënies së tritolit në garazhin e 58-vjeçarit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor.
/a.meta











