Çdo të dielë trafiku në Fushë-Krujë është tepër i rënduar, kjo për shkak së mbi urën e lumit Zezë në hyrje të këtij qyteti tregtohen mallra të ndryshme me karroca duke penguar kështu edhe lëvizjen e lirë të këmbësorëve.
Policia e qarkullimit rrugor merr masa gjatë javës duke mos lejuar tregtimin sipër urës, por kaosi i të dielës nuk ka marrë zgjidhje.
Problemi i tregtimit të mallrave në ambiente publike ku kushtëzon jetën e qytetarëve të tjerë mbetet i pazgjidhur në këtë qytet deri sa instancat përgjegjëse të reagojnë për të gjetur një zgjidhje.
shqiptarja.com/d.i.