Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë. Burimet policore bejne me dije se një i ri, vetem 23-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhelmuar me fotoksinë. Djali u dergua me urgjence ne spital, por nuk mundi dot te mbijetonte. Nuk ka ende detaje lidhur me shkakun qe e coi te riun ne kete akt ekstrem, nderkohe qe policia ka nisur hetimet.
Njoftimi i policisë
Më datë 06.10.2017, në banesë është vetëhelmuar me fotoksinë, dhe ka ndërruar jetë në spital në Tiranë shtetasi R. Ll. 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.