Gjendet një mjet shpërthyes në banesën e një polici në Fushë Krujë. Burime nga policia bëjnë të ditur se një minë antitank është gjetur gjatë natës në banesën e efektivit Lutfi Dami.
Momentalisht nuk dihen ende autorët dhe shkaqet e vendosjes së minës në banesën e policit.
Ndërkohë ekspertë të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.