Tre të plagosur ka qenë bilanci i një aksidenti të ndodhur gjatë natës në Urën e Tapizës në Fushë-Krujë.
‘BalkanWeb’ mëson se një mjet tip ‘Benz’ është përplasur me bordurën, e për pasojë ai ka përfunduar në bregun e lumit.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet, për të marrë mjekim të specializuar, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tyre. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./a.m.