• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fushë Krujë/ Identifikohet personi që u gjet në makinën e djegur

by Java News
05/05/2018 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 61-vjeçar nga Mitrovica e Kosovës, mendohet se është djegur plotësisht brenda makinës së tij në fshatin Derven, të Fushë-Krujës. Xhafer Osmani, tre ditë më parë është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij në policinë Kosovare, të cilët kanë denoncuar se familjari i tyre, u ka pohuar se do largohej në Shqipëri, pasi kishte një punë.

“…Është larguar duke na thënë se kam një punë në Shqipëri, dhe duhet ta mbyll patjetër…”. Kështu kanë deklaruar familjarët e Xhafer Osmanit në policinë Kosovare. Lëvizja e Osmanit drejt Shqipërisë është konfirmuar edhe në sistemin TIMS, ku ky person me makinën e tij tip “Volkswagen Turan”, është regjistruar në pikën kufitare të Morinës, në datën 29 prill 2018.

Pas kësaj date hyrje në territorin shqiptar, nuk ka asnjë të dhënë se ku ka shkuar 61-vjeçari nga Kosova, dhe se me cilin person është takuar dhe për më tepër ku ka qëndruar gjatë natës dhe ditës. Makina e tij është konstatuar e djegur në fshatin Derven, ku kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë njoftuar për praninë e makinës së djegur dhe ekzistencën e një trupi të paidentifikuar brenda saj.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së Krujës dhe komisariatit Fushë-Krujë, të cilën nën drejtimin e prokurorit të rrethit Petrit Cano, kanë nisur hetimet për të mësuar rrethanat e mëtejshme të kësaj ngjarje, tepër misterioze. Për momentin thanë burimet nuk dihet me saktësi të plotë nëse viktima mund të jetë Xhafer Osmani ose jo, pasi ka dyshime se në automjet mund të ketë qenë dhe një person tjetër.

“Për momentin jemi duke bashkëpunuar me policinë e Kosovës, e cila na ka konfirmuar të na sjellë informacion dhe kampione biologjike të familjarëve të Xhafer Osmanit, me qëllim kryerjen e analizave të ADN për identifikimin e trupit të djegur plotësisht” – tha një burim për gazeta “Shqiptarja.com”.

Ndërkohë nga ana tjetër, policia e zonës gjatë ditës së djeshme ka vijuar punën me mbledhjen e informacionit operativ, për të mësuar se në cilin hotel apo banesë në këtë zonë mund të jetë strehuar shtetasi Kosovar.

“Jemi duke verifikuar disa pista hetimi. Kemi të dhëna se Xhafer Osmani mund të ketë mbëritur në Shqipëri, pasi dyshojmë në një variant se ai kishte krijuar një lidhje intime në Shqipëri dhe për pasojë qëllimi i këtij udhëtimi mund të ketë qenë një histori intime, që më pas ka përfunduar në tragjedi”- thonë burimet nga policia.

Por këto të fundit shtojnë se në këtë pistë janë duke punuar duke kërkuar informacion nga pala Kosovare dhe verifikuar adresat elektronike të Xhafer Osmanit. Ndërkohë që një tjetër pistë ku policia dhe prokuroria e Krujës janë përqendruar është dhe ajo e një variant të mundshëm të një grabitje.

Shtetasi Kosovar mund të jetë sulmuar nga persona ende të paidentifikuar dhe më pas është vrarë. Ndërkohë autorët për të veshur krimin me mister, mund ta kenë transportuar viktimës në zonën e pabanuar dhe pikërisht aty i kanë vënë zjarrin makinës, për të zhdukur çdo gjurmë të mundshme.

Next Post
Alex Ferguson shtrohet me urgjencë në spital

Alex Ferguson shtrohet me urgjencë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

April 10, 2026
“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

April 10, 2026
Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

April 10, 2026
“Shpërbëhet Maqedonia e Veriut, pjesa shqiptare i kalon Kosovës”/ Ngjela: Greqia i trembet Shqipërisë së Madhe, Çamëria …

Erjon Braçe kandidat për Tiranën? Avokat Ngjela: Nëse konfirmohet, tregon se është njeriu kryesor në PS!

April 10, 2026
“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

April 10, 2026
“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

April 10, 2026
Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

April 10, 2026

Një provë që dëshmon që Veliaj sapo ka nisur të lexojë dosjen

April 10, 2026
Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

April 10, 2026
Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In