Gjatë kontrolleve në vendin e quajtur “Fusha e Mejdanit”, është konstatuar një parcelë me 4 ambiente të përshtatura për kultivim, ku u gjetën 80 bimë kanabis, të kultivuara nga 60-vjeçari. Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.