Policia e Shtetit po zhvillon aksion anti-drogë në Fushë-Arrëz ku ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Gjatë ndjekjes policore kultivuesi i një prej parcelave tentoi të largohet por u rrëzua në humnerë ngjarje kjo e ngjashme me skenar i ndonjë filmi aksion.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lajthizë.
I plagosuri për momentin ndodhet në spitalin e Fushë-Arrëzit por pritet transportimi drejt Tiranës me helikopter pasi gjendja e tij është e rëndë
Operacioni anti-drogë ka nisur që prej mesditës së sotme në zonën pyjore të Gosës./a.m.