Një 32-vjeçar është aksidentuar paraditen e sotme në Fushë-Arrëz. Teksa po lëvizte me motorin e tij në rrugën e Qafë Malit, shtetasi Artan Marku është përplasur nga një automjet. Si pasojë e goditjes, 32-vjeçari ka pësuar dëmtime të mëdha, dhe është transportuar me helikopter drejt Tiranës, në gjendje të rëndë.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se motori ka lëvizur në krah të kundër të mjetit.
ma.me