• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fushatë për njëri-tjetrin më 11 maj? Braçe: Tabaku të ndihmon, e kthen Kuvendin në vend pune!

by A R
11/07/2025 22:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në A2 CNN, deputeti socialist Erion Braçe iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me mbështetjen që i dhanë njëri-tjetrit, ai dhe rivalja demokrate Jorida Tabaku, përgjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

I pyetur nëse “bënë fushatë” për njëri-tjetrin, referuar këtu deklaratave dhe postimeve të tyre, ku shpreheshin se secilit i takon të jetë në Kuvendin e ri, Braçe u përgjigj duke thënë: “Patjetër kjo është reciproke”.

Ai e vlerësoi rolin e Tabakut si politikane, duke theksuar se Kuvendit të Shqipërisë i duhen deputetë të ngjashëm me kolegen demokrate, të cilët e kthejnë atë në ambient pune, ku përplasen argumente dhe ide.

“Kur je ne Parlament patjetër që ke nevojë edhe për njërën shtysë, që janë pa diskutim ata që të kanë dhënë punën, pra janë njerëzit. Po shtysa tjetër është natyrale që të kesh edhe një kundërshtar të denjë, atje matanë. Ndryshe për çfarë do flasësh. Nëse tjetri rri atje matanë dhe të gjuan me fishekzjarrë, po edhe ti s’ke asnjë lloj ngasje, që të lexosh, të shkosh i përgatitur, të mbash shënime, të bësh llogari, të kesh një çantë me argumente për të shkuar atje. Dhe kur ke përballë të ngjashmin, atë që lexon, që përgatitet, që shkruan, që vjen me argumente, po patjetër që ke një stimul më të madh dhe e bën Kuvendin një ambient pune. Të gjithë ata që hyjnë në Kuvend duhet të kuptojnë se Kuvendi nuk është një ambient vaniteti, në raport me ata që janë atje në zonën tënde elektorale, që të kanë dhënë një status të epërm mbi ta. Jo. Kuvendi është një vend pune, ku ti shkon për të përmbushur interesat e atyre që kanë dhënë punë. Dhe në këtë kontekst, po, Jorida Tabaku e kthen Parlamentin në një ambient pune. Të ndihmon, që parlamenti të jetë realisht një ambient pune, por mbi të gjitha të ndihmon edhe të zhvillohesh. Sepse ka njerëz që vijnë aty edhe nga bota akademike. Por unë kam parë njerëz që aty tjetërsohen. Nuk është ambient pune sot Kuvendi, edhe për shkak se mënyra si është ndërtuar Kuvendi, në veçanti në Komisionet e përhershme të Kuvendit, me 20-25 vota në një dhomë ku nuk merr dot ajër, jo më të jesh në kushtet për të menduar apo paraqitur argumente. Kështu që duhet ndryshuar edhe Kuvendi, i ka ardhur koha që të ndryshojë”, tha Braçe.

Next Post
Dueli Gjeli-Manja; a është nisja e një përplasjeje me “Republikën e Prokurorëve”?

Dueli Gjeli-Manja; a është nisja e një përplasjeje me “Republikën e Prokurorëve”?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In