• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Fushatë për celularë, dhe një tallje me votuesit

by Java News
04/06/2017 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Nëse ka një element që vihet re qartësisht në këtë fushatë elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit, është mungesa e theksuar e seriozitetit nga ana e të gjithë aktorëve politikë pjesëmarrës. Pa dashur të zgjatemi në thelbin e fushatave elektorale, tipari dallues i tyre është sjellja serioze, të paktën një herë në 4 vite e protagonistëve politikë, shpalosja e programe që lidhen me ecurinë e jetesës së familjeve, por edhe e grupimeve të ndryshme, duke filluar që nga biznesi, fermerët, turizmi, industritë e ndryshme përpunuese të produkteve, pensionet, ndihmat sociale, zhvillimet në infrastrukturë, pagat, mjeksia etj., etj. Natyrisht që votuesit nuk kanë ndërmend të ulen të lexojnë programet e partive politike për të kuptuar se çfarë premtojnë për 4 vitet e ardhshme, sado bukur t’i shkruajnë dhe sado bukur të jenë me kopertinat që i mbështjellin. Liderët politik në fushatë, në komunikimet publike, përmbledhin ekstraktet e këtyre programeve.

Por ajo që shohim deri tani s’ka asnjë lidhje zgjedhësit. Absolutisht asnjë lidhje. Zgjedhësit po trajtohen si qënie pa tru, inferiore që s’ja vlen t’u shpjegosh se çfarë kanë ndërmend të bëjnë qeveritarët gjatë 4 viteve të mandatit qeverisës. Rëndom kjo fushatë është kthyer në tregime barcaletash, gjetje batutash për kundërshtarin politik, replikë me ndonjë të dehur që vjen të dëgjojë për sehir dhe kaq.

Asgjë nuk ka kjo fushatë për mijëra familje të cilat e ngrysin dhe e gdhinë ditën në një situatë dramatike. Prindër që ju vjen turp të ballafaqohen me fëmijët e tyre sepse nuk arrin t’u plotësojnë kërkesat që ata kanë për t’u rritur si mjaft bashkëmoshatarë të tyre. Asnjë fjalë nuk ka për bizneset, të cilat vetëm sa mbajnë qepenin e dyqanit hapur se në to thuajse nuk shkel askush gjatë gjithë ditës. Asnjë fjalë nuk thuhet për ato qyteza që autostradat i kanë lënë në periferi ku askush nuk u hedh sytë. Thuajse askush nuk flet për ekonominë familjare që gërryhet çdo ditë nga taksat e deklaruara dhe të padeklaruara, nga çmimet kacafiu të energjisë elektrike. Asnjë fjalë për produktet bazë të jetesës që kanë hapur gropa në xhepat e çdo shqiptari etj., etj. Për këto nuk flet askush. Vetëm tregohen barcaleta me Dulen, batuta të Ramës për Bashën. Ky i fundit për Metën. Ndërsa vetë Meta ka më shumë me qejf të bëjë Petrit Vasilin kryeministër sesa të flasë sesi do ja bëjnë ‘kryeministrat’ e shtëpive që kanë fëmijë për të rritur. Nuk ka fushatë më pa pikë serioziteti dhe haptazi një tallje me votuesit që duhet të gëlltisin për orë të tëra broçkulla live.

Kjo fushatë është konceptuar si rrjetet sociale ku mund të bësh një foto pranë një Ferrari, por natyrisht as që bëhet fjalë se mund të hypësh në të. Të bësh një foto nëpër dyqane luksoze, por që natyrisht as që bëhet fjalë të blesh ndonjë gjë. Të bësh një foto në plazhe me ujë të pastër, por ku nuk guxon as një çadër ta marrësh me qira për një ditë pasi çmimet janë tejet të kripura e kështu me rradhë. Pra, forma gjithshka, thelbi asgjë.

Kjo fushatë po na provon se këta lider politik ose nuk janë kanë haberin se si është jeta reale e qytetarëve që qeverisn dhe pretendojnë t’i qeverisin, ose jetojnë në një botë iluzionesh dhe vetkënaqësie që u jep pushteti apo paratë që kanë vënë në kurriz të votuesve “pa u hyrë gjemb në këmbë”. Shqipëria nuk është një përdtishmëri barcaletash, por një dramë që luhet minutë pas minute që nga kryeqyteti deri në fshtrat më të thella. Ndaj mënyra se si po zhvillohet kjo fushatë duke demonstruar mungesën e respektit minimal për votuesit është jo vetëm e shëmtuar, por me pasoja mjaft të rënda. Mijëra e mijëra familje e zhvillojnë jetën përtej xhamave të ftohtë të celularëve që ndriçojnë botën shpesh herë me imazhe të rreme. Sot ata tallen me ne zgjedhësit duke treguar barcaleta dhe hedhur batuta ndaj kundërshtarëve, por nesër ata do të bëhen vetë barcaleta për vetkënaqëinë dhe natyrën mburravece që treguan gjatë fushatës. Çmimi që paguan vetëkanqësia është mjaft i shtrenjtë. Dhe ata që sot tallen do të jenë të parët që do paguajnë me 25 qershor. Mund të jemi vend me një mijë halle, por natyrisht nuk jemi qytetarë me të cilët mund të tallet kushdo që kap mikrofonin në fushatë duke filluar që nga kryeministri e deri më poshtë.

Next Post

Dalin detaje pse u ekzekutua Ilir Hidri nga Vora në Ekuador. I infiltruar i policisë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In