• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fushatë me “prokurorë”

by Artur Ajazi
06/01/2025 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ka nisur edhe viti 2025 me dokrra akuzash dhe prokurorësh. Ishte thirrur në SPAK, por ka marrë me vehte edhe disa mitingashë, pasi duhej të jepte deklarata “prokurorësh”. Fushata e Berishës, thuajse ka nisur e zbehtë, e vakur, dhe plot paqartësi. Një parti e pabashkuar, me struktura të dyzuara, një forcë politike që mbijeton mbi proceset penale ndaj kryetarit, natyrisht nuk mund të ketë qasje pushteti. E mbylli vitin me SPAK-un dhe e nisi me SPAK-un. E mbylli me akuza ndaj kreut të saj Dumani, dhe e nisi me akuza ndaj tij. Si mund të ndodhë kjo nga një politikan karriere tashmë.

Nga një kryetar partie, ish-kryeminister dhe ish-president vendi. Partia Demokratike realisht gjendet në pikën e “vlimit”, drejt shpërbërjes. Ajo forcë politike nuk ka as program dhe as alternativë, për të frymëzuar njerëzit e saj ta votojnë. E vetmja “armë” e përdorur dhe pritet të përdoret prej saj në fushatë, mbetet lufta ndaj prokurorëve. Beteja ndaj tyre, mbetet beteja personale e kryetarit të saj Sali Berisha. Por ç’taksirat kanë anëtarët dhe mbështetësit e saj, që të mbeten sërish pa “kokë” drejtuese ?

Kjo për faktin sepse , përballë një Edi Rame që të “mbyt” me punë, projekte, investime, dhe plane ambicioze për të ardhmen e vendit dhe shqiptarëve, natyrisht duhet gjetur “ganxha shpëtuese”. Dhe ajo, është beteja ndaj prokurorëve, të cilët nuk “lënë rehat” kryetarin e PD-së, dhe duan ti japin “pushtetin dhe mandatin e katërt PS”.

Forma dhe skenari, janë diletantizëm politik. Për zgjedhjet e 2025, Partia Demokratike, duhej të ishte e maksimalizuar në ide, programe, alternativa, prurje të reja, dhe bashkëpunime afatgjata me aleatët e saj brënda dhe jashtë vendit. Braktisja ka nisur para 10 viteve, dhe ka gjasa të thellohet gjatë, dhe pas fushatës për zgjedhjet e reja të 11 Majit 2025. Nuk mund të bësh fushatë me flamujt e akuzave, ndaj kryetarit të partisë. Ato probleme i takojnë organeve të drejtësisë.

Partia ka detyrime të tjera që lidhen me vijueshmërinë e punës së strukturave nga qendra në bazë, funksionimin e tyre, organizimin e fushatave dhe detyrimet që rrjedhin ndaj anëtarësisë, dhe padyshim marrjen e përgjegjësive për humbjet  elektorale.

Një parti politike, nuk jeton dhe punon për hallet dhe problemet e individit, qoftë ky dhe kryetari saj. Kjo gjithmonë kur ka ndodhur, ajo parti politike, është zgërlaqur dhe ka humbur çdo palë zgjedhje. Duke mos gjetur gjëkundi rrugë të reja frymëzimi  për t1% ngritur “peshë” bazën e partisë, si dhe duke mos gjetur dhe hartuar programe të reja qeverisëse, PD sot ka mbetur tek i vetmi “stacion” electoral, beteja me prokurorët. Kjo për faktin sepse, beteja me Edi Ramën, pothuajse quhet e humbur. Megjithatë Berisha nuk “tutet” kollaj. Edhe humbjen e 11 Majit, do ta faturojë tek dikush, që ndoshta e ka gjetur me kohë. Kjo për të mbajtur sërish postin  e kryetarit, pa të cilin nuk ka arsye të merret më me SPAK.

Next Post
Të gjithë ankohen, fundviti i sapo lënë pas “zhyti” në pesimizëm shqiptarët

Të gjithë ankohen, fundviti i sapo lënë pas “zhyti” në pesimizëm shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

March 29, 2026
Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

March 29, 2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

March 29, 2026
“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

March 29, 2026
Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

March 29, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

VIDEO / Kriza e rritjes së çmimeve, pensionistët nuk kanë mundësi as për një kafe

March 29, 2026
Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In