Fushata politike ka “përplasur” këtë pasdite kundërshtarët politikë, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha.
Berisha mbajti në orët 17:15 një takim elektoral me qytetarët e Lushnjës, në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.
Por vetëm pak minuta pasi Berisha zbriti nga podiumi, në këtë qytet nisi një takim edhe kryeministri Edi Rama. Berisha gjatë takimit me demokartët e Lushnjës hodhi akuza për Ramën se po vjedh shqiptarët dhe ka “gjunjëzuar” Shqipërinë përpara varfërisë dhe eksodit masiv të të rinjve.
Nga ana tjetër, edhe kreu i qeverisë nuk i kurseu akuzat për kryedemokratin, të cilin e quajti turpin më të madh të Shqipërisë dhe mbi të gjitha i bëri thirrje qytetarëve të mos ndotin dorën duke votuar opozitën./m.j