• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fushata simbolike e PD në Tiranë, do t’i japë identitet betejës në gjithë vendin

by Mero Baze
26/03/2023 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të dy emrat e përzgjedhur për garën e Tiranës nga Partia Demokratike Roland Bejko dhe Jonila Godole kanë të përbashkët faktin që janë rreshtuar qartazi kundër Sali Berishës pa pritur vendimin e Bashës për ta përjashtuar më 9 Shtator 2021.

Godole, e cila vjen nga shoqëria civile, por me një angazhim për gati një dekadë në një OJQ afër me PD për zbulimin e krimeve të komunizmit, natyrisht ka më pak emocione për Berishën se nuk e ka pasur kurrë kryetar.

Kurse Roland Bejko e ka më të plotë dhe më të qartë historinë si një nga personazhet që ka bashkëjetuar me PD që ditën e parë të themelimit të saj e deri më sot, pa qenë kurrë berishist.

Ai hyn tek ato figura të Partisë Demokratike që e ka të plotë kontributin e tij që nga themelimi i saj, më pas në një periudhë të gjatë si kryetar i PD në Gjirokastër, Prefekt në Berat, pedagog në Tiranë pas studimeve në Francë dhe më tej sërish një protagonist i fortë politik në PD, sidomos në përballjen fizike të 8 janarit mes banditëve të Berishës.

Ai hyn tek ata njerëz që siç thuhet andej nga Jugu, “Berisha nuk ja ka shkelur dot hijen”. Ai thjesht nuk është i kompleksuar prej tij. E ka njohur dhe kur ka pasur shumë pushtet dhe kur i është lutur ta presë në Gjirokastër, kur nuk dilte dot nga Tirana dhe kur e ka pasur në Kryesi të PD dhe kur e ka nxjerrë nga lista më 2013 dhe nuk e ka mundur dot as në bastionin e demokratëve në Lazarat. Dhe atje mes kandidatit të Berishës dhe Bejkos, Lazarati zgjodhi Bejkon.

Ky formim i tij politik, jashtë “hijes së Berishës” e bën atë një zë prestigjioz për të artikuluar atë që në të vërtet është qëllimi i kësaj beteje elektorale të PD- ndarja me berishizmin. Dhe po të kemi parasysh se fushata e Tiranës rrezaton mesazhet e saj në gjithë Shqipërinë, ai është zëri i duhur për tu dëgjuar . Dhe natyrisht për tu votuar.

Sulmet raciste kundër tij nga pala e Berishës, duke e “akuzuar” për origjinën nga Jugu, mund t’i ketë në favor. Tirana i ka pranuar Berishës dhe kandidat nga Tropoja dhe nuk është kompleksuar. Tirana është qytet kozmopolit, ku të gjithë kanë të drejtë të kandidojnë; qoshin nga Jugu apo Veriu, qofshin me ngjyrë apo të bardhë. Kjo është diferenca e kryeqytetit me provincat, ku kërkojnë “vendali”.

Nuk u premton dot transport publik falas demokratëve nëse fiton, por një taksi falas për Berishën për të shkuar në shtëpi dhe mund ta paguajë.

Next Post
Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës, makina përplas për vdekje kalimtarin

Të shtëna me armë zjarri në Rrëshen, policia jep detajet e para të ngjarjes

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Ka qënë dikur – dikur, në një dikaster në Tiranë, një sekretar partie,( jo burrë i keq, bile njeri shumë pozitiv) , i cili, në një moment në bisedë, i kalon dorën në qafë një specialisti tepër të aftë por jo anëtar partie, i cili i thotë sekretarit, të lutem, ma hiq dorën sepse ju të partisë, të vini dorën në qafë dhe pastaj gishtin në b…..
    Në këtë vazhdë, Sali Berisha, si sekretar partie i thekur, këtë gjë ka bërë tërë jetën, u ka vënë gishtin në b…… të gjithë shokëve e miqve, sa më të mënçëm sot në PD, i kanë mbetur Paloqja dhe Nokarhan’ja….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In