• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fushata e PD, Kokalari ironizon LaCivitan: Fjalim 35 sekonda! E kuptove se ç’po ndodh, por duhet të justifikosh çekun e radhës

by E S
12/04/2025 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka vijuar me replikat për Chris LaCivitan, këshilltarin amerikan të PD, i cili mori pjesë pasditen e së premtes në hapjen e fushatës së aleancës së Sali Berishës. Pas komenteve se ai nuk është ‘sherifi’, siç është komentuar në rrjet, Kokalari shkruan me ironi se fjalimi i LaCivitës në Tiranë ishte brilant, por që zgjati vetëm disa sekonda.

Kokalari shprehet se fakti që ndryshoi fjalën nga ‘socialistët po persekutojnë Berishën’ në ‘persekutim të opozitës’ tregon se ai e ka marrë mesazhin se çfarë po ndodh në të vërtetë, ndërsa i përmend atij edhe çekun që ka marrë nga Berisha, duke i thënë se ‘e kuptojmë se duhet të justifikosh çekun e radhës’.

“Fjalimi i Chris LaCivites brillant, me mesazhe te forta sepse e para dhe më e rëndëisshme – ishte vëtëm 35 sekonda, dhe fakti që ndryshoi msg nga ‘socialistët po persekutojnë Berishën’ – ne persekutim të opozitës, i tha të gjitha. Brillant, Chris – Brillant – e paske mbledhur veten dhe e ke kuptuar më në fund çfarë po ndodh…por hajde se e kuptojmë që duhet të justifikosh dhe ti çekun e radhës”, shkruan Kokalari.

Por nuk e lë më kaq. Në një tjetër postim, Kokalari shprehet se me 12 Maj Sali Berisha do të ikë njëherë e mirë në shtëpi. Sipas saj, atëherë do të hapet rruga që të tjerët të merren me Ramën.

“Në 12 maj, Sali Berisha ti do të ikësh në shtëpi, njëherë e mirë – dhe ne të tjerët do merremi me Ramën. Ke mbaruar!”, shkruan aktivistja.

Sipas Kokalarit, është për të ardhur keq që ditën e djeshme, në hapjen e fushatës, kishte më pak njerëz se në Kuvendin e 11 Dhjetorit në vitin 2021.

“Përtej shakave, më vjen vërtet keq të shikoj që sot janë mbledhur shumë më pak njerëz se në Kuvendin 11 Dhjetorit të 2021 në Air Albania. Arsyeja qartazi sepse ishim akoma në valët e rilindjes së shpresës, të cilën e vratë këto tre vitet e fundit”, ka shkruar Kokalari në një tjetër post.

Next Post
Mot i qëndrueshëm dhe me diell, si pritet të jenë temperaturat këtë të shtunë

Mot i qëndrueshëm dhe me diell, si pritet të jenë temperaturat këtë të shtunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In