• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fushata e kundërshtarëve është frika”, Veliaj: Nuk e dinë ku i bie Zall-Bastari, sot vijnë kërkojnë vota

by
15/04/2021 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot Zall-Bastari, falë investimeve dhe përkushtimit të Bashkisë së Tiranës, është njësoj si lagjet në qendër të kryeqytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kundërshtarët as nuk e kanë idenë se ku bie Zall-Bastari dhe u bëjnë përshtypje ndryshimet.

“Tani që është koha për vota, tani vinë ata, dhe pyesin rrugës: Nga i bie Zall-Bastari? Se ata s’dinë as rrugën, është bërë edhe rruga e re. Vijnë këtu dhe pyesin – Në Zall-Bastar jemi këtu? – se nuk e mbajnë mend sheshin si ka qenë. Vijnë këtu dhe pyesin – Në Zall-Bastar jemi këtu? – se shohin një qendër shëndetësore, që është më e mirë sesa ajo në qendër të Tiranës”, u shpreh Veliaj.

“Fushata e Partisë Demokratike është frika, ndërsa fushata e Partisë Socialiste është shpresa”- , tha Veliaj, drejtuesi politik i PS-së për Tiranën. Ai shtoi se “për ata kandidon frika; sa më shumë të ketë frikë, sa më shumë panik, sa më shumë të infektohen, sa më shumë të sëmuren, sa më shumë të shkojnë në spital, sa më shumë të dëmtohen nga tërmeti, sa më shumë xhenaze të shohin sepse ata mendojnë se do t’i ndihmojë frika. Ne jemi fushata e shpresës sepse ne besojmë se shpresa për t’u shëruar, shpresa për t’u rindërtuar, shpresa për të mësuar, shpresa për të punuar, shpresa për të zhvilluar”. Kryebashkiaku u tha banorëve të mbajnë mend numrin 12, sepse është i vetmi numër që u është përgjigjur kur ata kanë pasur nevojë.

“Numrin 12, Partinë Socialiste, kemi marrë në telefon, kur ra tërmeti, sa herë ra një mur, sa herë u dëmtua një çati, sa herë që një shtëpi na e mori një fatkeqësi, jo se e shkaktoi shteti, e shkaktoi natyra, po ai numri 12 është i vetmi që u përgjigj”, pohoi Veliaj. Ndërsa, kandidati për deputet i kësaj zone, Xhemal Qefalia falenderoi kryetarin e Bashkisë për investimet në Zall-Bastar, duke e kthyer atë në një pikë turistike. “Dua ta falenderoj posaçërisht drejtuesin politik të PS, njeriun më punëtor, më të palodhur, atë që kurrë nuk i ka parë njerëzit si votues. I ka parë njerëzit si qytetarë, të barabartë. Kjo ka bërë të mundur që ne fundjavave kemi plot, plot nga Tirana, plot nga të gjithë për të ardhur pasi është rruga, është mundësia”, përfundoi Qefalia./ b.h

Next Post
Shqipëria në 24 orët e fundit: 732 të vaksinuar, 892 raste të reja dhe 19 viktima nga Covid

Shqipëria në 24 orët e fundit: 169 raste të reja me Covid, 4 viktima dhe 572 të shëruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

March 18, 2026
“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

March 18, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

March 18, 2026
“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

March 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In