• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fushata” e heshtur e policisë, goditje trafikut

by Plator Nesturi
14/04/2021 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Një nga çështjet që nuk është cekur fare në këtë fushatë zgjedhore është ajo e rendit. Opozita mund të ketë trysnuar në çështje të ekonomisë sidomos pas goditjeve nga pandemia, në çështje të punësimit apo të arsimit, por asnjëherë akuza ndaj punës së organeve të rendit. Në fakt, problemet e rendit dhe të sigurisë publike kanë qenë refrene të zakonshme në fushatat elektorale. Çdo opozitë i ka përdorur dikur dhe në fakt kishte shumë çfarë të kërkoje prej uniformave blu për sigurinë në vend.

Ndoshta i kemi harruar, por ka patur fushata elektorale që strategjinë për zgjedhjet e kishin ngritur pikërisht mbi katë temë. Veprimet e fundit në goditjen e krimit janë një tregues pozitiv për çfarë ka ndryshuar sidomos kur ka vullnet politik për të luftuar kriminalitetin e kontrabandën. Suksesi i SPAK dhe i policisë në zbulimin dhe goditjen e bazave të armatimit të krimit të organizuar ish një pasqyrë që i dëshmoi opinionit publik se sa thellë dhe aktiv është krimi në vend dhe që ka shumë punë për të goditur atë.

Ndërkohë shpejtësia në zbardhjen e shpejtë të shumë krimeve me pasoja të rënda, si dhe bllokimi në dy raste të portin e Durrësit të sasive befasuese të kokainës në kontenierë bananesh, dëshmoi se organet e rendit kanë një hop cilësor e më aktiv në punën e tyre. Rreth 200 kilogram kokainë e që vijnë nga Ekuadori, tregojnë jo vetëm fuqinë ekonomike të krimit por dhe lidhjet e rëndësishme që ka krijuar në trafikun ndërkombëtar. Fuqi e cila jo rrallë herë është përdorur për të influencuar dhe në balancat politike e në trafiqet e influencës së fushatave elektorale. Bllokimet e sasisë së drogës ndodhin pikërisht gjatë kohës së fushatës, kohë kur dhe vëmendja e organeve të rendit është më e përqendruar tek siguria në aktivitetin zgjedhor.

Por si goditje vlen dhe në ecurinë e vetë fushatës elektorale nëse mendon se një pjesë e këtyre parave nga ky aktivitet kriminal, mund të përdoren dhe nga segmente të caktuar të politikës për ta hedhur në zgjedhje, për blerje apo për ndikim e trafik influence. Në të gjitha rastet këto goditje jo vetëm i shtojnë pikë sigurisë së vendit por ngrenë dhe kredencialet e policisë së shtetit në menaxhimin me sukses të situatës zgjedhore dhe mënjanimin e çdo eksesi. Pavarësisht se nga vjen dhe çfarë skenari ka.

fjala.al

Next Post
“Zgjedhjet nuk janë çështje logoje, por çështje zemre dhe fryme”, mesazhi i koduar i Patozit

"Zgjedhjet nuk janë çështje logoje, por çështje zemre dhe fryme", mesazhi i koduar i Patozit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In