• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fushata e foljeve… Ja ku ndahet Rama, Basha dhe Meta!

by Java News
21/06/2017 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Klevis Gjoni

Qasja e kësaj fushate elektorale te publiku është ajo e tre dimensioneve diametralisht të kundërta, përmes të cilës secila parti dhe lider kanë zgjedhur të komunikojnë.

Përtej mesazheve që secili lider përpiqet të transmetojë, një analizë unike e foljeve dhe fjalëve kyçe, të zhveshura nga çdo mesazh tjetër tregon shumë mbi retorikën dhe strategjinë e përdorur.

Në këtë analizë janë marrë në shqyrtim tre fjalime të secilit lider, ai i Bashës në mitingun e tij në Kavajë në 20 qershor, ai i Ramës në Shkodër në 17 qershor dhe fjalimi i Ilir Metës në mitingun e mbajtur nga LSI në Tiranë, në datën 15 qershor.

Lulzim Basha, gjykuar nga fakti që ka përdorur 13 herë foljen ul dhe 8 herë foljen rrit, duket se ka vendosur të përdorë një retorikë të thjeshtë, por njëherësh antagoniste. Për liderin e PD, zgjedhja është e qartë, e bardha ose e zeza, e mira ose e keqja. Zgjidhja për të është ulja e taksave (PD) apo rritja e tyre (PS), siç sipas tij vota për PD do të sjellë rritje të ekonomisë, ndërsa ajo e PS do të sjellë ulje.

Edi Rama, si Kryeministri në fuqi, përdori në Shkodër plot 18 herë foljen bëj në vetat dhe kohët e saj të ndryshme (e bëjmë, do ta bëjmë, vetëm ne e bejmë, kemi bërë, edhe shumë për të bërë). E megjithatë, përveç transmetimit të këtij mesazhi të lidhur me vazhdimësinë, Rama përdor edhe katër folje të tjera kyç, ngrej (13 herë), rris (9 herë), si dhe imagjinoj e transformoj nga katër herë. Mesa duket, fushata e Ramës ka përpunuar me kujdes një mesazh, në të cilin ndërthurret koncepti i shpresës (transformoj),me vizionin (imagjinoj) dhe vazhdimësinë (variantet e foljes bëj).

Së fundmi, Ilir Meta shfaqet shumë më luftarak në këtë fushatë, duke zgjedhur përdorimin e foljeve kyçe me ngjyrim shumë më të fortë emocional, si shkatërroj, godas apo luftoj. Një leksik që duket se ka si objektiv parësor “elektrizimin” e përkrahësve të tij, me qëllim maksimalizimin e votës së LSI.

Mesazhet e Metës, ndonëse shumë më të forta, nuk janë unikale në llojin e tyre. Strategjia e goditjes në rrafshin emocional dhe motivacional është një strategji e preferuar e forcave europiane që përpiqen të krijojnë imazhin e një partie “anti-establishment”, rasti i fundit ishte ai i Marine le Pen në Francë, e cila veçanërisht gjatë dy javëve të fundit të fushatës thurri një retorikë mediatike të fokusuar tek “një betejë për jetë a vdekje për shpëtimin e Francës”. Në këtë kuptim, fushata e LSI gjithashtu natyrshëm duket se fokusohet tek sulmet personale ndaj liderave të tjerë, si një mënyrë për të treguar se ndonëse është forcë e tretë, ajo ka forcën për të luftuar me armë të barabarta me dy të parët.

Tabela e mëposhtme, tregon foljet kyçe të përdorura nga secili lider në secilin fjalim të analizuar

Lulzim Basha
Foljet më të përdorura: Ul, rris
Folje të tjera kyçe: Marr, vazhdoj, mbjell, zgjedh, bashkoj

Edi Rama
Foljet më të përdorura: Bëj, ngrej, imagjinoj, transformoj
Folje të tjera kyçe: Ndryshoj, provoj, garantoj, premtoj, zbatoj, ndihmoj, fitoj, mendoj

Ilir Meta
Foljet më të përdorura: Luftoj, godas, them
Folje të tjera kyçe: Marr, përplas, tregoj, blej, fitoj, njoh, shpëtoj, shkatërroj, poshtëroj, degradoj, përçaj, pushtoj, zemërohem, mërzitem, turrem, pyes, ushtroj, habitem, shndërroj

Next Post
I moshuari mbytet në liqenin e Pogradecit, ishte larguar shumë nga bregu

I moshuari mbytet në liqenin e Pogradecit, ishte larguar shumë nga bregu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A po godet vetëm majtas drejtësia e re? Minxhozi: Të akuzuarit për vrasje s’mund të hetohen pas të akuzuarve për vjedhje!

“Spakistët” e sheshit protestojnë kundër “Spakistëve” të shtetit

December 22, 2025
Protesta, Berisha nxit dhunë: Të marshojmë drejt Surrelit! Rama meriton fatin e Gaddafit! Të na bashkohet çdo parti opozitare

Protesta, Berisha nxit dhunë: Të marshojmë drejt Surrelit! Rama meriton fatin e Gaddafit! Të na bashkohet çdo parti opozitare

December 22, 2025
Aksident në rrugën Klos-Burrel, furgoni përplas për vdekje të miturin

DETAJE / Aksident me pasojë vdekjen në aksin Tepelenë–Memaliaj

December 22, 2025
Klevis Balliu: Sapo të fitojmë, do t’i arrestojmë socialistët dhe do t’u marrim pasuritë!

Klevis Balliu: Sapo të fitojmë, do t’i arrestojmë socialistët dhe do t’u marrim pasuritë!

December 22, 2025
Mbreti i Panairit

Burrat e dheut

December 22, 2025
Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

Protesta, Bardhi: Shoqëria shqiptare ka ende zemër, ka ende guxim dhe e do ndryshimin

December 22, 2025
Disiplina zbulon vendimet, Flamurtari dënohet për hyrjen e tifozëve në stadium

Disiplina zbulon vendimet, Flamurtari dënohet për hyrjen e tifozëve në stadium

December 22, 2025
Këlliçi thirrje Ramës: Jep sot dorëheqjen! Pallati jot i korrupsionit është në zi

Këlliçi thirrje Ramës: Jep sot dorëheqjen! Pallati jot i korrupsionit është në zi

December 22, 2025
“Nuk më përjashton dot njeri”, Salianji: Sot jam këtu për protestë, por do të vazhdoj foltoret e mia

“Nuk më përjashton dot njeri”, Salianji: Sot jam këtu për protestë, por do të vazhdoj foltoret e mia

December 22, 2025
Shqipërisë i mungon e djathta

‘Shpërthen’ analisti: Berisha të largohet, është i vetmi nder që mund t’i bëjë vendit

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In