Një grua 72-vjeçare rrezikon seriozisht jetën për shkak të përmbytjeve të mëdha në Fushë-Krujë, tri ditë më parë. Sadije Elezi jeton e vetme në një shtëpi pothuajse të shembur, ku gjithçka është e laguar nga shirat e shumtë. Rrobat janë të papërdorshme dhe, për më tepër, siç raporton Balkanweb, ajo nuk ka ngrënë prej tri ditësh.
Veç pensionit, Sadija nuk ka askënd për ta ndihmuar, pasi edhe djali i vetëm i ka vdekur para disa vitesh.
72-vjeçarja ka vendosur disa plastmasë përreth ngrehinës ku ajo jeton në lagjen “Bakushe Visha” të Fushë Krujës, por kjo nuk mjafton për të përballuar përmbytjen e radhës apo dimrin e acartë që po mbërthen gjithë vendin.
BW