Kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, britaniku Tyson Fury, është i gatshëm t’i dorëzojë titujt e tij të botës në versionet WBA dhe WBO dhe mund t’u kthehet stërvitjeve pas gjashtë muajve, ka thënë xhaxhai dhe trajneri i tij Peter Fury.
Tyson Fury, 28-vjeçar, është tërhequr nga rimeçi me ukrainasin Vladimir Klitschko, i paraparë më 29 tetor, për shkak të problemeve me shëndetin mental.
“E ka futur atë në dëshpërim”, ka thënë Peter Fury, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.
Boksieri ka thënë se ka marrë kokainë për të ndihmuar veten që ta luftojë depresionin.
Federata e Boksit Profesionist të Britanisë (BBBofC) do të ketë një takim më 12 tetor, ku do të shikojë deklarimet e Furyt që i ka bërë në një intervistë për revistën “Rolling Stone”…(b.an)











