• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Furtuna në gotë e “revolucionarëve”

by Bajram Peçi
12/12/2022 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Janë një klan fisnor, nuk udhëhiqen në veprime nga programe partie demokratike, por e quajnë veten popull dhe në emër të këtij “populli” janë përbetuar këto ditë se do përdorin çdo mjet që të marrin pushtetin, do bëjnë revolucion, do hakmerren për dhunën fizike që pësoi “ndjellësi i fatkeqësive”. Edhe sikur shefi i klanit fisnor të ishte rrëzuar padashur nga shkallët, pasojë kjo e pleqërisë, rrëzimin e tij avokatët më të pacipë të rrethit të tij fisnor do e shpjegonin të shkaktuar prej dorës së Ramës. Pikërisht, ky do ishte i akuzuari, që këta shtetas, pjesë dikur e zyrave të administratës berishiste, do zgjidhnin për ta akuzuar. Shtetas, por jo çdo shtetas është qytetar!

Padurimi për të ardhur në pushtet i nxit që të ngrenë akuza, pa i lënë kohë dhe vend organeve që shteti ka ngritur në detyrim të kushtetutës. Struktura paralele “prokurorësh”, policësh, avokatësh, madje dhe mjekësh, në ngutje e sipër se kush do i bjerë më shumë në sy shefit të klanit fisnor, duke e mbrojtur, duke gjetur përgjegjësin (jo në shumës), duke gjetur organizatorin, bart mesazhe alarmi për stabilitetin dhe demokracinë, duke qenë se në brendi të këtij klani militojnë jo pak “të hurit e të litarit”.

Ajo dihet (mes të tjerësh, e tha edhe një ballist), se Edi Rama është e duhet të jetë patjetër njeriu që ka gjetur psikosulmuesin për të goditur lexhendën. Edi Rama, dhe askush tjetër, duhet të jetë sipas tyre njeriu që ka dashur të përdhosë heroin e demokracisë, sepse është pikërisht ai që nuk mundin dot me vota e për pasojë ai drejton qeverinë prej tre mandatesh. Në ndihmë të hetimit rendin turma prej prokurorësh e gjyqtarësh të shkarkuar nga postet për korrupsion aktiv. Ata na sjellin tre argumente më se “bindëse” dhe një zbulim, “dhuratë” nga hakerat e homeland justice:

-Si e gjeti dhe e nxorri policia brënda ditës raportin e të sëmurit psiqik? Shpjegimet e mjekut që e ka kuruar nuk merren parasysh!
-Si ka mundësi që shkon tjetri në një aksion sulmi pa telefon me vete?
-…dhe për më tepër, ku shkon ky birbo pa portofol me vete?
-…I ngrati, me çrregullime psiqike, i deklaruar nga mjeku si i sëmurë mendor, qenka as më shumë e as më pak se agjent i policisë kriminale, informator i saj!?

“Duket që është organizuar”, çka nuk mund t’i shpëtojë syrit të mprehtë të ndihmësave të shefit, të veshur dikur me gjithë pushtetet që rridhnin si burim prej këtij heroi të fisit! Njeriut të shquar për tolerancë zero, demonit që krijoi pikërisht klani i tij fisnor, i mësoi mundësinë e të gënjyerit pa kufi! Cinik në akuza, rrethuar nga njerëz fanatikë, me tru të shpëlarë që s’hanë arsye e të mbyllur në kllëfin e tyre, gënjeshtrat i triumfojnë në klanin fisnor dhe i mbarsin ithtarët me urrejtje kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, ambasadorëve përkatës, por sidomos kundër Edi Ramës! Sipas tyre, ky ka qenë protagonisti që ka bindur Departamentin amerikan të shtetit për ta shpallur nongrata. TV familjar dhe fanatikët shkojnë përtej çdo arsyeje, duke u betuar se hakmarrja nuk do njohka kufij, se revolucioni “do përdori çdo mjet”, duke e thënë hapur e kërcënueshëm se Rama duhet të gjejë vrimë të futet.

Sali Berisha nuk bën pjesë në aradhën e atyre liderëve që largohen vullnetarisht nga pushteti. Humbjen e zgjedhjeve e shpjegoi si vjedhje nga “narkotrafikanti” Rama dhe dëshirën për rikthim “me çdo mjet”, së bashku me ortakun e tij të 700-qindshes, ua shfaqin kokëtulëve si fitore të lirisë ndaj autokrcisë, monopartisë.

Ky demon dhe ortaku janë dukuria më e thekshmëse se sa të rrezikshëm janë dhe sa degjeneruese dhe i rrezikshëm do ishte pushteti qendror në duart e tyre. Krah për krah me trafikantët e drogës, ish pronarë mediash, u shfaqën në festën e themelimit të PD-së prej 343 anëtarëve, të cilët Berisha i ka vrarë të gjithë politikisht, i ka zhdukur nga partia, duke mbetur brënda saj vetëm sfinksi Sali, i kalcifikuar si mumje. Ska ngelur asnjë tjetër për be!

Sulmi ndaj selisë së PD-së në 8 janar u provoi edhe njëherë shqiptarëve se sa trima dhe burra të fortë militojnë në këtë parti heronjsh! Do jetë ky kontigjent një pjesë e formacionit luftarak të revolucionit për marrjen e pushteti me dhunë. Këta mburravecë, e dinë që kjo s’mund të ndodhi! Mundet me gjasa të hyjnë brënda ndonjë institucioni, por do jenë po ata që do largohen andej me bisht ndër shalë, siç ndodhi në 14 shtator. Ëndrrat e tyre për revolucion burojnë ngaqë e dinë se me vota do jetë e vështirë ta rrahin Edi “drogën”, ta mundin Partinë “kriminale” Socialiste, të shfuqizojnë “ramaformën” në drejtësi.

Ëndrra për revolucion e rublaxhinjve mbase mund t’i japi një dorë botës ruse, botës serbe! Realiteti politik i kësaj kontrate revolucionarësh të inicuar pasi u qëllua gjenerali i shquar në betejat e 1997-tës së mbrapshtë, do duket në zgjedhjet e para që do zhvillohen. Nga përbetimet, pas disa muajsh nuk do ketë ngelur asgjë, qetësia në gotën e pasfurtunës do mbisundojë, do ngelet përpos se hematoma në fytyrën e nxirë, melodia e një kënge shoqëruar me çifteli dhe izolimi, izolimi ndërkombëtar. Stipe Mesiç, që u shkeli derën, nuk ia heq dot nofkën e turpshme e përbuzëse: i pa dëshiruar!

 

Next Post
Pse po zgjerohet harta e kolegëve të Sali Berishës në Ballkan?!

Grushti ndaj Berishës nga i sëmuri mendor, si u kthye në ‘kauzë’ e opozitës!

Comments 1

  1. Luzati says:
    3 years ago

    Te lumte Bajra,m e ke qare me lot ashtu eshte

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In