• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Furtuna në gjyqësor / Mbi 80 gjyqtarë do japin dorëheqjen

by A R
04/08/2016 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ora e furtunës në gjyqësor po afron. EURALIUS, misioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, që asiston autoritetet shqiptare për hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, paralajmëron dorëheqje masive gjyqtarësh dhe prokurorësh, për shkak të veprimit të procesit të Vetingut, ku njerëzit e drejtësisë do t’i nënshtrohen një skenari të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale. Paralajmërimi është artikuluar nga kreu i misionit të EURALIUS Rainer Deville, ndërsa ka dhënë alarmin për pamundësinë e plotësimit të vendeve vakante, për shkak të kuotave të kufizuara të Shkollës së Magjistraturës. Gjatë mbledhjes së 15 korrikut të komisionit për Reformën Zgjedhore, Rainer Devillen kërkon shtimin e kuotave, duke pohuar se në të kundërtën, Shkolla e Magjistraturës nuk do të ketë mundësi për të plotësuara vendet vakante.

80 gjyqtarë
Duke iu referuar Kosovës, Rainer Deville thotë se mund të japin dorëheqjen 80 gjyqtarë dhe prokurorë, për të evituar procesin e Vetingut. Por, numri mund të jetë edhe më i lartë. “Problemi tjetër është që shkolla e Magjistraturës në shtator fillon vetëm me 5 vende që janë kërkuar. Pra, kursi nuk do të jetë i plotë, duhet të fillojë me të paktën 25 vende, sepse, si rezultat i procesit të vlerësimit, disa njerëz, 10 njerëzit, mund të japin dorëheqjen dhe në vitet në vijim do të na duhen ata 10 njerëz që të na i plotësojnë këto vende bosh. Pra, në ligj na duhet numri 25, sepse ndryshe Shkolla e Magjistraturës dhe legjislacioni aktual nuk do të kenë mundësi të mbushin vendet bosh dhe duam të fillojmë që në shtator me këtë gjë. Kosovë 10 % dhanë dorëheqjen. Nëse marrim me mend që edhe në sistemin tonë numri i të dorëhequrve do të jetë 10 %, atëherë 10% do të largohen, pra nga 800 njerëz do të largohen 80, të cilët do të na duhet t‟i zëvendësojmë. Pra 3 x 25 do të jetë numri që do të na plotësojë kapacitetet që do të na mungojnë”, ka pohuar Deville.

Parashikimi
Neni G i projektit kushtetues parashikon që gjyqtarët dhe prokurorët mund të japin dorëheqjen nga detyra dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet. Por, subjekti i rivlerësimit që dorëhiqet sipas kësaj dispozite, nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare. Ndërkaq, drafti i Vetingut parashikon që gjyqtari dhe prokurori ka të drejtë të heq dorë jo më vonë se dy muaj nga krijimi i institucioneve të rivlerësimit sipas këtij ligji. Dorëheqja paraqitet me shkrim dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit. Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit. Përpos dorëheqjes, një numër gjyqtarësh dhe prokurorësh pritet të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë, ndaj numri i vendeve që do të mbetet vakant në gjykata dhe prokurori është i paparashikuar.

Shqiptarja.com

Next Post

Aksidentet, eksperti Hoxha: Të ngrihet autoritet sigurie rrugore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

March 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

March 19, 2026
Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

March 19, 2026
900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

March 19, 2026
Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In