• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Furnizimi me gaz/ “Shqetësimet e Serbisë, prioritet për Rusinë”, Vuçiç mirënjohës ndaj Moskës

by
24/03/2022 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se i ishte mirënjohës zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, që u kujdes për problemet e mundshme të Beogradit me pagesën e gazit rus.

“E falënderoj Peskovin për këtë. Mediat ruse raportuan sapo thashë se problemi për ne është pagesa në rubla, për shkak të paqëndrueshmërisë së valutës. Shpresoj se do të arrijmë ta zgjidhim edhe këtë”, tha Vuçiç, më 24 mars, në Televizionin Pink.

Ai paraprakisht vlerësoi se rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror në tregun botëror, për shkak të krizës në Ukrainë, është një problem i madh, i cili bëhet edhe më i madh pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për të paguar gazin rus në rubla.

Duke komentuar deklaratën e Vuçiqit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më 24 mars, tha se e kupton këtë qëndrim dhe se shqetësimet e Serbisë do të ishin prioritet për Rusinë.

“Kjo mund të jetë vërtet një situatë problematike. Në këtë rast, Bullgaria u qas në mënyrë armiqësore ndaj nesh dhe për këtë arsye do të duhet të paguajë në rubla. Por, në të njëjtën kohë, kjo nuk vlen për Serbinë. Ky është problemi që duhet zgjidhur”, transmetoi agjencia shtetërore ruse TASS.

Vladimir Putin njoftoi më 23 mars se Moska po vendos një pako masash për pagesat në rubla, që do të thotë se, siç tha ai, në të ardhmen, vendet armike do të duhet të paguajnë gazin nga Rusia me valutën ruse.

Serbia nuk është në listën e vendeve që Moska i cilësoi si armiqësore, pas pushtimit të Ukrainës dhe vendosjes së sanksioneve nga Perëndimi.

Sipas të dhënave të Agjencisë republikane për energji, Serbia plotëson rreth 13 për qind të nevojave për gaz natyror nga prodhimi vendas, ndërsa pjesa tjetër importohet nga kompania Gazprom nga Rusia, përmes Ukrainës dhe Hungarisë.

Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, Serbia nuk iu bashkua sanksioneve që Bashkimi Evropian vendosi ndaj Moskës. Në të njëjtën kohë, autoritetet në Serbi mbështetën integritetin territorial të Ukrainës. Më 2 mars, Beogradi votoi për të miratuar një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës./ Marrë nga REL

/b.h

Next Post
borrell

Sulmet ruse në Ukrainë/ Borrell: Dy javët e ardhshme do të vendosin se në cilën anë do të jetë fitorja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

February 22, 2026
Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

February 22, 2026
“E kam përdorur, nuk më intereson fare”/ Del video e fshehtë, Keijsi “hedh poshtë” dashurinë për Inën, ish-banorja e Big Brother shtanget në studio

“E kam përdorur, nuk më intereson fare”/ Del video e fshehtë, Keijsi “hedh poshtë” dashurinë për Inën, ish-banorja e Big Brother shtanget në studio

February 22, 2026
Tonelata mbetjesh “pushtojnë” Liqenin e Kukësit pas reshjeve, ekspertët: Situatë alarmante, duhet ndërgjegjësim kolektiv

Tonelata mbetjesh “pushtojnë” Liqenin e Kukësit pas reshjeve, ekspertët: Situatë alarmante, duhet ndërgjegjësim kolektiv

February 22, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

Parashikimi i motit për ditën e hënë, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 22, 2026
Tentoi të hynte me armë në rezidencën e Trump në Florida, zbulohet identiteti i të riut

Tentoi të hynte me armë në rezidencën e Trump në Florida, zbulohet identiteti i të riut

February 22, 2026
Pas segmentit rrugor në Librazhd, dëmtohen rëndë shtylla e tensionit të lartë dhe traseja e hekurudhës

Pas segmentit rrugor në Librazhd, dëmtohen rëndë shtylla e tensionit të lartë dhe traseja e hekurudhës

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In