• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Furnizimi i avionëve me naftë, Autoriteti i Konkurencës nis hetim

by A R
20/09/2016 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga vlerësimi i bilanceve financiare të ndërmarrjes AIR BP ALBANIA rezulton se gjatë vitit 2015, fitimi pas tatimit janë të konsiderueshme nëse krahasohen me tregun e karburanteve në vend. Konkurrenca: Të hyjnë operatorë të tjerë, që të ulet çmimi i karburanteve…

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e furnizimit të avionëve me karburant në zonën gjeografike të aeroportit ndërkombëtar “Tirana International Aeroport”. Hetimi është hapur pasi Konkurrenca ka konstatuar se tregu i karburantit për avionë JET A-1 karosene në aeroportin “Tirana International Aeroport”, ndodhet në kushte monopoli ku një ndërmarrje e vetme, AIR BP ALBANIA ofron karburant për mjetet e transportit ajror. Që prej 31 dhjetorit 2014, kjo ndërmarrje nuk ka ekskluzivitet në këtë zonë gjeografike.

Nga vlerësimi i bilanceve financiare të ndërmarrjes AIR BP ALBANIA rezulton se gjatë vitit 2015, fitimi pas tatimit janë të konsiderueshme nëse krahasohen me tregun e karburanteve në vend.

Sipas raportit të Autoritetit, “Tirana International Aeroport”, në kontratën koncesionare të lidhur me qeverinë shqiptare është zotëruesi i vetëm i hapësirës ku mund të realizohet aktiviteti i depozitim/aksesit me karburant të avionëve. Kjo ndërmarrje është në kushtet e monopolit për sa i përket tregut të aeroporteve në vend dhe në të tilla kushte, transferimi i shërbimeve siç është ai i furnizimit me karburant për avionët sërish vetëm te një ndërmarrje rrit koston e operimit të kompanive ajrore.

Në kushtet kur, referuar kontratave stacioni i depozitim/aksesit në këtë aeroport është realizuar nga ana e ndërmarrjes AIR BP ALBANIA dhe kjo e fundit zotëron të drejtat mbi këtë impiant, kjo infrastrukturë vlerësohet si një facilitet esencial. Pra, bazuar në terminologjinë e facilitetit esencial, është vetëm kjo infrastrukturë prej së cilës mund të realizohet depozitimi dhe furnizimi me karburant i avionëve.

Dhënia e aksesit për depozitim dhe furnizim nga ana e ndërmarrjes AIR BP ALBANIA, sipas kontratës së vënë në dispozicion të këtij hetimi, kundrejt një pale të interesuar realizohet në kushtet e çmimeve të parregulluara. Pra, ndërmarrja AIR BP ALBANIA zotëron një facilitet esencial për kryerjen e këtij aktiviteti në zonën e “Tirana International Aeroport” dhe në kushtet aktuale konkurrentët potencialë janë të detyruar që të përdorin facilitetin esencial që ajo zotëron kundrejt kushteve të caktuara.

Dhënia e aksesit nga ana e “Tirana International Aeroport”, për mundësinë e furnizimit me karburant të operatorëve të tjerë, të cilët plotësojnë kriteret e nevojshme për të operuar në këtë treg dhe kanë kontrata furnizimi me kompanitë ajrore, është mundësia e vetme për rritjen e konkurrencës dhe uljen e çmimeve të karburantit JET A-1 karosene.

Për këtë arsye, Autoriteti vendosi Hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e produktit karburant avionësh JET A-1 mbi ekzistencën ose jo të kufizimeve, shtrembërimeve apo pengimeve të konkurrencës. Periudha hetimore është janar 2014 – qershor 2016./Monitor/a.m.

Next Post
Agjentë anglezë në Shqipëri për të shkatërruar trafikun e qënieve njerëzore

Agjentë anglezë në Shqipëri për të shkatërruar trafikun e qënieve njerëzore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In