Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Vlorë, ku fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në mjet.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e Pusi Mezinit në hyrje të qytetit të Vlorës.
Zjarrëfiksit janë njoftuar dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. /l.m