25 banesa të kontrolluara dhe 15 të shoqëruar është bilanci i aksionit blic të RENEA-s që nisi pasditen e sotme në Elbasan dhe që do të vazhdojë deri paraditen e së martës.
Për të shmangur dekonspirimet dhe në mënyrë që të kapë në befasi elementët kriminalë, RENEA zgjodhi që të godasë me një strategji tjetër duke lëvizur me dy furgonë pa logon e policisë dhe me xhama të rinj, ndërsa në distancë shoqërohej nga forcat operacionale.
Zbritjet dhe ndërhyrjet ishin “rrufe” në momentin që lokalizohej shënjestra në lokale, banesa apo duke qarkulluar në rrugë. Sipas ABCnews operacioni do të vijojë deri nesër.
Ndërkohë që përpos Elbasanit, aksione kishte edhe në Durrës dhe Vlorë me arrestime dhe shoqërime për armëmbajtje dhe vepra të tjera penale.
g.kosovari
Ke fakt dekonspirimi aty mbeti, te logo e policise neper furgona..