• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fuqizimi ekonomik i grave, Veliaj: Të sigurohemi që ofrojmë shanse të barabarta për të gjithë; në drejtimin e Tiranës ka më shumë gra

by Java News
15/12/2022 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i bëri thirrje të gjithë aktorëve në shoqëri se është koha për të ushtruar një presion të shëndetshëm për fuqizimin ekonomik të grave dhe barazisë gjinore. Në fjalën që mbajti sot, në aktivitetin “Fuqizimi ekonomik i grave dhe perspektivave gjinore”, kryebashkiaku e vuri theksin te nevoja për një vëmendje të shtuar për ofrimin e shanseve të barabarta për të gjithë.

“Nëse një grua kërkon kredi për të njëjtin produkt, ose për të njëjtin biznes, me të njëjtin plan, si një burrë, probabiliteti është që një burrë financohet më shpejt se një grua, se ‘është burrë i besës, e mban fjalën’. Pra, ka lidhje me folklorizmin, pa asnjë lidhje me plan biznesin. Krejt papritur, për të njëjtën ide biznesi, një burrë e merr kredinë, kurse një grua jo. Në gjykatë, nëse për të njëjtën çështje, fjala vjen pronë, kontratë e pa likujduar, shkon një sipërmarrëse grua, cili është probabiliteti që për të njëjtin rast të jepet e njëjta drejtësi edhe për një burrë, edhe për një grua? Më rezulton që një burrë e ka më kollaj të marrë drejtësi sepse e ka shok atë gjyqtarin, se do pinë një kafe, ndërkohë që një grua, e cila nuk ka kohë të rrijë në kafe se është gjithë ditën duke bërë punë, duke u kujdesur për familjen, por edhe për biznesin, e ka probabilitetin më të vogël që të marri drejtësi për të njëjtin rast. Prandaj, unë besoj se përtej historive të suksesit, kemi nevojë për të bërë një ekzaminim dhe do të doja shumë që nga këto aktivitete, të dilnim me disa tema që duhet t’i ndjekim, të shohim se si funksionon sistemi financiar, nëse i diskriminon apo jo gratë? Si funksionon sistemi i drejtësisë? Të sigurohemi që secili të ushtrojë një ‘presion’ të shëndetshëm”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë ofrimit të shanseve të barabarta për të gjithë. “Ne e themi në shqip, barazi. Por, nuk është e njëjta gjë. Është tjetër gjë barazia dhe tjetër gjë të kesh shanse dhe mundësi të barabarta. Se këtu barazi kemi të gjithë. Ky qytet, fatmirësisht është grua, sepse jo vetëm se kemi më shumë nënkryetare bashkie, janë 70% janë gra, por për herë të parë kemi vendosur një barazi kur vjen puna te Këshilli Bashkiak, ku me ligj është 50 me 50, por lista jo 50% e grave në fund, por 1 me 1, dhe fillon me një grua, që edhe nëse një parti e vogël zgjedh vetëm një kandidat, do të jetë grua”, deklaroi ai.

Veliaj falënderoi dhe partnerët të cilët kanë mbështetur këtë aleancë. “E vlerësoj shumë! Unë e shoh vërtet këtë si një festë dhe një besëlidhje të duarve që lidhen bashkë për të prodhuar mjaltë në një koshere të përbashkët, që është Bashkia e Tiranës dhe qyteti ynë. Më vjen mirë që Bashkia e Tiranës është pjesë e kësaj feste dhe e kësaj lidhjeje duarsh, edhe jam shumë i lumtur që ambasada amerikane, Yuri dhe gjithë kolegët e saj, Anxhelina, janë këtu, për të siguruar që kjo koshere ka financimin e nevojshëm që ky prodhim mjalti të lulëzojë”, tha kryebashkiaku.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, theksoi se forca e grave qëndron në unitet dhe jo në ndarje. Duke i shprehur mbështetjen e SHBA-së, Kim theksoi se janë gratë ato që vendosin se ku duan të jenë dhe janë ato që vendosin për jetën e tyre. “Forca jonë si gra qëndron në unitetin tonë dhe jo në ndarje. Jam shumë krenare që SHBA mbështet përpjekjet e grave se çfarë duan të jenë në fund të ditës dhe ku duan të jenë. Ne do t’ju ofrojmë mjetet sepse në fund bëhet fjalë për jetën tuaj dhe ju vendosni se çfarë doni të jeni dhe ku doni të shkoni”, nënvizoi ambasadorja Kim.

Next Post
EMRAT/ Shpërndanin kanabis dhe kokainë, arrestohen 5 persona në Tiranë

Kapet në flagrancë një shtetas nga Irani në Durrës, dërgonte ekstazi në qendrën për të huajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In