• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Funksiononte si bar restorant/ Vendimi i qeverisë: Kalaja e Lëkursit i kalon nën administrim ministrisë së Kulturës

by Java News
24/08/2023 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria merr vendim për të kaluar Kalanë e Lëkursit kalon në administrim të ministrisë së Kulturës.

Sipas vendimit të marrë sot, 24 gusht 2023, kalaja me sipërfaqe totale 8211.4 (tetë mijë e dyqind e njëmbëdhjetë pikë katër) m2, por dhe 7 ndërtesat që ndodhen në këtë kala do i kalojnë nën administrim ministrisë së Kulturës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Prej vitit 2000 kalaja e Lëkursit ka funksionuar si bar restorant

Mendohet nga historianët të jetë ndërtuar rreth viteve 1537, në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i Skelës së Sarandës dhe rrugës që lidh me Butrintin.

Rajoni tradicionalisht i përkiste pjesës jugore të rajonit të Himarës. Në fund të shekullit të 18-të, kalaja u sulmua nga Ali Pashë Tepelena.

Kalaja dikur mbante në këmbë fshatin e vjetër Lëkurës. Ka një formë katrore me dy kulla të rrumbullakëta në qoshet veri-perëndimore dhe jug-lindore. Për t’u ngjitur në kala, vizitorët duhet të lënë rrugën kryesore në Qafë Gjashtë dhe të ngjiten në kodrën e qytetit nga ana tjetër e qytetit.

Kalaja ka një pozicion të veçantë strategjik nga ku mund të shikohet gjithë qyteti i Sarandës dhe rruga që shkon në Butrintit. Gjithashtu mund të shijohet një panoramë të ishujve të Ksamilit.

Katrori me dy rrumbullake ne diagonale është simboli i lëkurëpunuesve në mesjete ne këto zona. Kati i parë ka shërbyer si depo. Lartësia e mureve arrin 6,7-7 m trashësia e tyre deri në 2 m.

V E N D O S I:

1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Kulturës të pronës me emërtimin “Kalaja e Lëkursit”, Sarandë, me numër pasurie 26/144, 26/139, 26/487, zona kadastrale 8642, e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 8211.4 (tetë mijë e dyqind e njëmbëdhjetë pikë katër) m2, sipas formularit dhe planrilevimit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Kalimin në përgjegjesi administrimi të Ministrisë së Kulturës, të ndërtesave nr.1, nr.4, nr.5, nr.6, nr.7, nr.8, nr.9, sipas planit të rilevimit dhe formularit bashkëlidhur këtij vendimi, që ndodhen në pasurinë e llojit “truall”, me nr.26/144, zona kadastrale 8642.

3. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, sipas përcaktimeve të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, të pasqyrojë në kartelën e pasurisë së paluajtshme 26/144, zona kadastrale 8642 (seksioni A-“të dhënat e pasurisë”), sipërfaqet e ndërtesave të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi.

4. Ngarkohen Ministria e Kulturës dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Next Post
Gara në Kukës, asambleja e PS miraton kanidaturën e Albert Halilajt për kryetar bashkie

Gara në Kukës, asambleja e PS miraton kanidaturën e Albert Halilajt për kryetar bashkie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In