• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Funeral në Ganë për Kofi Ananin

by Java News
14/09/2018 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të enjten u zhvillua ceremonia e varrimit të ish-sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së Kofi Anan, në atdheun e tij Ganë. Në ceremoni morën pjesë udhëheqës dhe zyrtarë të lartë nga vende të ndryshme të botës, mes tyre sekretari i Përgjithshëm i OKB’së Antonio Guterres si dhe udhëheqës nga Bregu i Fildishtë, Liberia, Namibia, Nigeria dhe Zimbabve, princi i kurorës së Norvegjisë dhe ish-presidentë të Ganës.Gjashtë mijë vetë mbushën një sallë të madhe në kryeqytetin e vendit Accra, ku ndodhej arkivoli i Kofi Ananit i mbështjellë me një flamur kombëtar. Ceremonia u shfaq në ekrane të mëdha, jashtë vendit ku kryheshin homazhe, për ata që nuk arritën të futeshin dot brenda.

“Ai ishte një udhëheqës i jashtëzakonshëm botëror”, tha sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres

“Ai ishte gjithashtu një njeri tek i cili çdokush në botë mund të shihte veten, ata që jetojnë në kufijtë e skajshëm të varfërisë, konfliktit dhe dëshpërimit, të cilët gjetën tek ai një aleat, stafi i ri i Kombeve të Bashkuara, që po vazhdon punën nën gjurmët e tij, të rinjtë, të cilëve ai u pati thënë: deri në frymën e fundit gjithmonë mbani mend, nuk jeni kurrë tepër të rinj për të udhëhequr dhe nuk jeni kurrë, shumë të vjetër për të mësuar”

Kofi Anan e udhëhoqi organizatën e Kombeve të Bashkuara nga janari 1997 deri në dhjetor 2006.Në vitin 2001 atij iu u dha një çmim Nobel për Paqen, i përbashkët me Kombet e Bashkuara, për “punën e tyre për një botë më të organizuar dhe më paqësore”.

Por Kofi Anan u bë gjithashtu objekt kritikash gjatë kohës që drejtonte forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara se nuk bëri mjaftueshëm për të parandaluar vdekjen e 800 mijë ruandezëve gjatë gjenocidit të vitit 1994 dhe të mijëra burrave dhe djemve myslimanë të vrarë në masakrën e Srebrenicës në 1995.Kofi Anan vdiq më 18 gusht në moshën 80 vjeçare në një spital të Zvicrës, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Makinat luksoze dhe kërkesa për vetting e deputetëve të “varfër” të opozitës (FOTO)

Makinat luksoze dhe kërkesa për vetting e deputetëve të “varfër” të opozitës (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In